Preshevë: Elma Zejnullahu, Hafize e Kur'anit dhe nxënëse e mjekësisë (video e plotë)
Elma Zejnullahu ka bërë betimin ,edhe zyrtarisht në një manifestim solemn ka marrë titullin Hifzi , nxënies përmendësh të Kuranit famëlartë. Ky organizim është bërë nën patronatin e shkollës së hivzit të Kuranit "EL-HIDAJE", në Preshevë.Elma edhe njëherë para jurisë në përbërje hafiz Nexhatin Shabani, hafiz Abdulkerim Ebibi dhe hafiz Orhan Ademi dëshmuar leximin e kuranit përmendësh.
Me këtë rast Elmën e ka përgëzuar kryetari i KBI të Kosovës në Preshevë Sevdail Jakupi.
Ndërsa përfaqësuesi i shkollës së hivzit të Kuranit “EL-HIDAJE”, në Preshevë, Mumin Tahiri gjatë fjalimin të tij ka rikujtuar disa nga bashkëbisedimet me Elmën e cila i kishte mahnitur më interesimin e saj dhe përkushtimin ndaj Kuranit.
Emocionues ishte edhe momenti i vënies së kurorës dhe urimi i prindërve të Elmës, nga ky rast i veçantë dhe domethënës për Luginës e tërë salla u emocionua ku nuk munguan as lotët.
Vlen të përmendet se pas 20 vitesh që nga koha kur preshevarja e parë arriti të bëhet hafize, Preshevës tashmë i është shtuar edhe hafize 18-vjeçare Elma Zejnullahu e cila filloi me memorizimin e Kur’anit në muajin mars të vitit 2015 dhe përfundoi në muajin nëntor të këtij viti. Ajo vitin e kaluar përfundoi shkollën e mjekësisë, ndërsa aktualisht është nxënëse në shkollën e Hivzit të Kur’anit në Preshevë.
Ndiqni manifestimin në tërësi, që ka realizuar produksioni AFT Preshevë