Preshevë: 19 milion dinarë nga lejet e ndërtimit dhe legalizimi i objekteve(video)
Lokale

Preshevë: 19 milion dinarë nga lejet e ndërtimit dhe legalizimi i objekteve(video)

21.Nov.2017 08:07
0
Buxheti i komunës së Preshevës për vitin 2017 është mbushur afro 19 milion dinarë nga të hyrat e kompensimit e rregullimit të tokës ndërtimore dhe taksa e legalizimit të objekteve private e afariste, shkruan Titulli.com.

Arsim Sulejmani,  kryeshef i drejtoratit për urbanizëm në komunën e Preshevës tha për Titulli.com se procesi i ndërtimeve të larta po vazhdon të rritet ndërsa edhe legalizimi i objekteve është mirëpritur nga qytetarët.

“Për vitin 2017 kemi rreth 7000- 8000 kërkesa nga qytetarët të cilat duhen të shqyrtohen në vazhdimësi ndërsa deri më tani 252 lëndë të cilat janë kryer plotësisht në komunën e Preshevës”, u shpreh Sulejmani.

Sipas Besnik Sadikut, shef i drejtoratit të financave pranë administratës komunale në Preshevë për vitin 2017  deri në muajin Tetor të hyrat nga kompensimi i rregullimit të tokës ndërtimore apo lejet e ndërtimit janë 12. 337.130 dinarë.

“Të hyrat nga taksa e legalizimit të objekteve së Preshevës për vitin 2017 në muajin Tetor janë 5.958.500 dinarë”, theksi Sadiku.

Procesi i legalizimit të objekteve në territorin e komunës po vazhdon kënaqshëm dhe vërehet një interesim i qytetarëve.

Hevzi Ramadani, kryeshef i  inspektoratit gjatë një bisede për Titulli.com deklaroi se ai ka për detyrë inspektimin e ndërtimit të objekteve për dokumentacionin  e kërkuar sipas ligjit.

Nga inspektoriati për ndërtim thonë gjithashtu se legalizimi i objekteve banuese e biznesore është në fazën përgatitore të dokumentacionit dhe se qytetarët po i përgjigjen mirë.

 “Gjatë muajit Mars dhe në fillim të muajit Prill janë regjistruar të gjitha objektet në territorin e komunës së Preshevës ku për të gjitha objektet lëndët i kemi  proceduar në arkivë dhe ato tashmë janë në duar të drejtoratit pë urbanizëm”,  theksoi Ramadani.

Lidhur me procesin e legalizimit nga drejtorati për urbanizëm në komunën e Preshevës, njoftojnë se procedurat janë kryer mirë ndërsa tani pritet të shihet sa po i përgjigjen qytetarët për vitin 2017.

“Për vitin 2016 të hyrat nga kompensimi i lejeve të ndërtimit kanë qenë 3.503.070 dinarë ndërsa nga të hyrat e taksës së legalizimit të objekteve ishte 7.990.500 dinarë”, tha mes tjerash Besnik Sadiku nga drejtorati i financave.

Këto të dhëna tregojnë se buxheti komunal i komunës së Preshevë ka një leverdi të kënaqshme nga grumbullimi i të hyrave nga dhënia e lejeve të ndërtimit dhe legalizimit të objekteve./Titulli.com/

Konkursi i fotografisë "PreFoto" në Preshevë me aplikues nga 31 shtete
Komuna e Bujanocit formon komision për Bajën e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration