Presheva të marrë shembull komunën e Prishtinës për transparencë
Enkel Rexhepi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë mendon se komunës së Preshevës i mungon transparenca dhe se duhet më shumë të bëhet në këtë drejtim.Sipas tij komuna me qytetarin nuk kanë të përbashkët apo nuk kanë njohuri se ku shkon buxheti apo çfarë ndodh me paratë e vet taksa paguesve në komunën e Preshevës.
Gjatë një bisede për portalin Titulli.com Rexhepi u shpreh se shembull që mund ta marrin është komuna e Prishtinës sepse ajo ka transparencë të plotë ndaj qytetarit.
”Mungon vullneti komunal që të jenë transparent me qytetarin e komunë së Preshevës ku edhe me ligjin e Serbisë i garantohet kjo e drejtë qytetarit të komunës së Preshevës. Ueb-faqja është e zbrazët”, vlerësoi Rexhepi./Titulli.com/