Presheva trajnim për reagimin në situatat kritike dhe fiton grantin prej 10 mijë dollarëve
Lokale

Presheva trajnim për reagimin në situatat kritike dhe fiton grantin prej 10 mijë dollarëve

06.Mar.2017 11:36
0
Fondacioni "Ana dhe Vllada Divac" dhe USAID-i, Agjensioni Zhvillimor Amerikan, organizon në komunën e Preshevës trajnim për reagimin në situatat kritike.

Trajnimi është paraparë për anëtarët e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme dhe komesariatët e mbrojtjes civile.

Njëra ndër situatat e cila mendohet se është e jashtëzakonshme është edhe kriza emigrantëve. Presheva është njëra ndër komunat në rrugën emigruese, ndërsa për afër dy vite ka Qendrën për Pranim të Përkohshëm të Emigrantëve. Gjatë krizës emigruese, qytetarët e Preshevës kanë treguar solidaritet, humanitet dhe mirëkuptim.

„Shtabi është mbledhur disa herë, ka qenë promoter i të gjitha aktiviteteve të cilat janë organizuar në komunën e Preshevës, ndërsa në bashkëpunim me organet tjera shtetërore dhe Komesaritatin për Refugjatë dhe Emigracioni, gjithmonë ka ndimuar edhe ka qenë në gadishmëri të detyrës”, tha për RTS Nexhmedin Ahmedi, shefi i shërbimit për situata të jashtëzakonshme në Preshevë.

Qëllimi i trajnimit është rritja e kapaciteteve të vetqeverisjeve lokale në një nivel edhe më të lartë, që përgjigja ndaj çdo situate të jashtëzakonshme, fatkeqësive natyrore të jetë në kohë reale dhe adekuate. Trajnerët e licencuar drejtojnë anëtarët e shtabeve dhe komesarëve të mbrotjes civile që të veprojnë në përputhje me Ligjin mbi Situatat e Jashtëzakonshme.

“Përvojat e praktikës së mirë, por edhe të praktikës së keqe, t`i tregojmë se si duhet të tejkalohen dhe të përdoren praktikat e mira. Po ua lëm udhëzuesin e botuar dhe CD digjitale të cilat pjesëmarrësve të këtij trajnime do t`i nevojitet për mëtej”, tha ligjëruesi prof. dr Proda Sheqerov.

Trajnimet të cilat organizohet nga fondacioni “Ana dhe Vllada Divac” dhe USAID-i mbahen në shtatë komunat.

Pas përfundimit të trajnimit, Presheva do të fitoj grantin në vlerë prej 10 mijë dollarëve për blerjen e pajisjeve për reagim të duhur në situatat e jashtëzakonshme./

Në fundjavën e kaluar tre aksidente në territorin e komunës së Bujanocit
Nishani po vjen, Bujanoci dhe Presheva mikëpret vëllazërisht
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration