Presheva përgatitet për rekonstruimin e tre shkollave
Lokale

Presheva përgatitet për rekonstruimin e tre shkollave

06.Sep.2017 20:08
0
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani priti në kabinetin e saj përfaqësuesit e zyrës për investime publike.

Komuna e Preshevës pranë zyrës për investime publike ka konkuruar me projektet për rekonstruimin e objektit të Shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”, Gjimnazit “Skenderbeu” dhe Shkollës fillore “Vuk Karaxhiq”, pjesë e këtij takimi ishin edhe drejtoritë e këtyre shkollave.

Nga përfaqësuesi i Zyrës për investime publike u morën informacionet se deri ku kanë arritur procedurat sa i përket fillimit të punimeve në këto shkolla. Ajo që ishte më e rëndësishmja ishte se për rekonstruimin e objekteve të këtyre shkollave procedurat ishin të plotësuara nga shërbimet e administratës komunale.

Gjithashtu përfaqësuesi i zyrës për investime publike e njoftoi kryetaren Sinani rreth hapave të cilat duhet t’i ndjek komuna e Preshevës, për të arritur deri në fillimin e punimeve.

Të premten e kësaj jave do të nënshkruhen kontratat mes Zyrës për investime publike dhe komunës së Preshevës, që pastaj të fillojnë përgatitjet për prokurim publik.

Gjithashtu komuna e Preshevës në rrethin e dytë kishte konkuruar edhe me projektet për ndërtimin e objektit të Urgjencës pranë Shtëpisë së Shëndetit dhe ndërtimit të objektit të Shkollës fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë./kpz/

Nxënësit e gjimnazit në Preshevë nuk e blejnë librin shkollorë shqip?
Agjenturat antishqiptare dhe misioni i tyre në Luginë të Preshevës (2)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration