Presheva planifikon objekt universitar (foto&video)
Lokale

Presheva planifikon objekt universitar (foto&video)

25.Jan.2017 09:15
0
Vullnet Rrustemi bashkatdhetar nga Presheva i cili jeton dhe vepron në Zvicër dhe Kujtim Sadriu, koordinatori i Universitetit Internacional të Novi Pazarit dega ën Preshevë, kanë planifikuar të ndërtojnë objekt universitar në Preshevë të standardit bashkëkohor.

“Në vazhdën e ngritjes së cilësisë në procesin arsimor dhe angazhimin e kuadrove vendor, rajonal dhe profesional, menaxhmenti i universitetit dega në Preshevë tashme ka vendosur që studentëve të këtij universiteti ti ofroj edhe hapësira të reja të studimit dhe të nxënit”, thuhet në njoftimin e Kujtim Sadriut njëri nga iniciatorët pwr ndërtimin e këtij objekti.

Sipas tij objekti universitar në Preshevë do të ketë një hapësirë prej 2200 metra katror ku brenda objektit janë të përfshirë,  amfiteatër me kapacitet për të gjithë studentët, amfiteatër të hapur (veror), sallë leximi, bibliotekë, atile, sallë fitnesi dhe hapësira të tjera të nevojshme të funksionimit të një institucioni akademik që nga kabinetet e profesorëve e deri tek zyret e informacionit dhe administrata profesionale.

“Objekti do të fillojë të ndërtohet me fillimin e përmirësimit të kushteve klimatike i cili gjendet në pjesën e njohur “Llapinca e re” në rrugën Vëllezërit Frashëri. Përveç njohjes së diplomave të lëshuara nga universiteti ynë nga të gjitha institucionet shtetërore, ne kemi përgatitur stafin tonë menaxherial dhe profesional që të fillojmë me ofertë konkrete për regjistrimin e studentët e rinj të mundshëm në drejtimet e psikologjisë, drejtësisë, gjuhëve të huaja (gjermane, angleze, serbe), ekonomisë, pedagogjisë, informatikës, artin figurativ, skulpturën, aktrimin, dizajt, kreacioni modës”, ka thënë mes tjerash Sadriu. 

Ai është shprehur se hapësirat e reja do të ndihmojnë që studentët të shfrytëzojnë mundësit e reja për të nxënë bashkëkohor dhe aplikimin e metodave moderne të studimit. 

“Më afër dijes, më afër shtëpisë, kjo është mundësia më serioze për të gjithë ata që duan të nisin studimin në arsimin e lartë në luginën e Preshevës. Tani ky objekt, Universitar do të jetë urë lidhëse që do ti bashkoj njerëzit dhe popujt. Ndërsa rina e Luginës tani e ka zgjidhjen në prag të shtëpisë”, ka theksuar Sadriu.

 

Lugina, mes Kosovës e Serbisë!
Reagon Musliu: Parat e kuvendit i shpenzuan edhe Hajredin Hyda, Nexhat Behluli, Nagip Aliu"¦. (faturat)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration