Presheva pa noter publik
Ministria e Drejtësisë së Serbisë ka shpallur tabelën e qyteteve dhe komunave në të cilët gjykatat themelore, njësit e gjykatave, zyret e pritjes apo edhe administratat komunale vazhdojnë të kryejnë vërtetimin e nënshkrimit përshkak se nuk ka të emëruar noter publik.Komuna të tilla dhe qytete në Serbi janë 77 në mesin e tyre janë Brus, Presheva, Bori, Golubac, Zhitishte e të tjerë.
Ndërsa dokumentacionet që do të vërtetoj noteri janë verifikimi i nënshkrimit, pëlqimi i prindërve për udhëtim të fëmijëve jashtë shtetit, vërtetimi jetësor, verifikimi i deklaratve për pagesën e çmimit të shitblerjes, certfikimi i marrëveshjes së huasë, marrëveshjet e qirasë, verifikimi i dokumentave të kopjuara e dokumente tjera.
Sipas ministrisë përkatëse do të njoftohet opinioni publik për emërimet për noter publik./Titulli.com/