Presheva nis aksionin e mbjelljes së 200 fidanëve
Përfaqësues të komunës, kuvendit komunal dhe zyra për të rinj në Preshevë kanë nisur aksionin për mbjelljen e 200 fidanëve nga rruga e hyrjes në qytetin të Preshevës nga autoudha deri tek stacioni hekurudhorë.“Komuna e Preshevës, për herë të parë, duke treguar seriozitetin e mbrojtjes së ambientit por edhe duke u bazuar në zotimet elektorale mbi mbrojtjen e ambientit, sot në ditën ndërkombëtare të planetit Tokë - 22 Prillin, filloi mbjelljen 200 fidanëve”, thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Sipas tij ky organizimin ishte edhe një nga zotimet që kanë bërë si komunë në konferencën e fundit të Unionin e Bashkive Shqiptare - mbrojtja e ambientit dhe gjelbërimi i tij.
Pjesë e këtij aksioni ishte edhe kryetari i kuvendit komunal të komunës së Preshevës, Sami Salihu të cilët ju bashkëngjitën në ditën ndërkombëtare të tokës 22 prillit./Titulli.com/