Administrata e Bujanocit me riorganizim të ri, 180 të punësuar (foto&video)
Në administratën e komunës së Bujanocit 180 persona janë të punësuar në shërbime të ndryshme prej tyre 165 janë me kontratë në kohë të pacaktuar ndërsa 15 të tjerët në kohë të caktuar, kështu tha kryeshefi, Fadil Aliti.Ai në një intervistë për Titulli.com shpjegoi se qytetarët mundë të gjejnë kërkesën zyrtare për qasje në dokumentet e rëndësisë publike në të gjitha sportelet e shërbimeve komunale dhe se bëjnë përpjekje të jenë shërbimin dhe transparent me qytetarëve.
Haliti theksoi mes tjerash se kanë bërë riorganizimin e administratës komunale me të cilat kanë themeluar edhe drejtoritë të reja.
“Brenda administratës komunale është themeluar një drejtori e re e quajtur drejtorati për zhvillim dhe investime ndërsa drejtorinë për shërbime publike dhe shoqërore e kemi ndarë në dy drejtori në drejtorinë për shërbime publike dhe drejtorinë për veprimtari shoqërore”, u shpreh Haliti.
Sipas tij në kuadër të drejtoratit për financë është formuar zyra për prokurime, në drejtoratin për veprimtari shoqërore është formuar zyra për të rinj dhe në kabinetin e kryetarit zyra për diasporë.
“Ndryshime këto që janë bërë duke ndryshuar vendimin mbi organizimin e administratës komunale i aprovuar nga kuvendi komunal dhe rregulloren e re mbi sistematizimin e vendeve të punës e aprovuar përmes këshillit komunal”, tha Haliti gjatë bisedës për Titulli.com.
Sa i përket të punësuarve në administratën komunale dhe përmbajtjes nga ana e tyre kodit etik për punësim Haliti u shpreh se shumica e nëpunësve janë profesional efikas dhe janë shumë të vetëdijshëm për punën që e bëjnë.
“Ka shërbime që mund të kryhen edhe në mënyrë elektronike pa pasur nevojë të vijnë në komunë si ai i departamentit të urbanizmit”, vlerësoi Haliti.
Kyeshefi i administratës komunale, sa i përket transparencës thotë se komuna e Bujanocit në nivel qytetesh dhe komunash ka një radhitje shumë më të mirë se disa qytete më të mëdha.
“Nuk do të vetëkënaqemi me këtë nivel që kemi arritur edhe në vazhdimësi do të mundohemi që transparenca të jetë sa më e madhe, deklaroi Haliti.
Në bisedën e realizuar për Tituli.com, Haliti theksoi se komuna e Bujanocit ka ridizajnuar tashmë ueb-faqen e saj në cilën publikohen vendimet që i merë kuvendi komunal, këshilli komunal, administrata komunale si dhe jepen të gjitha lajmet rreth aktiviteteve të kryetarit të komunës si dhe të zyrtarëve tjerë komunal.
Fadil Haliti lidhur është shprehur gjithashtu se nëpër sportelet e komunës tashmë është vendosur edhe forma e kërkesës për qasje në dokumentet e rëndësisë publike.
“Forma e kërkesës së e qytetarëve në dokumentet e rëndësisë publike por gjithashtu edhe ne ueb-faqe ekziston kërkesa për informacione të rëndësisë publike ku qytetarët mund të drejtohen përmes formës zyrtare’, ka thënë Haliti./Titulli/