Presheva me nismë të re politike, synohet ambient i harmonizuar (video)
Në komunën e Preshevës është prezantuar edhe nje nismë politike e cila synon një ambient politik stabil.
"Nga selia e Alternativës Demokratike Shqiptare, të gjithë bashkëkombësve i uroj festën e flamurit!
Do të punojmë intensivisht që 28 Nëntori i ardhshëm të na gjejë në një ambient politik më stabil dhe të harmonizuar në Preshevë.
Një ambient politik në Preshevë që themel të funksionimit do ketë strategjinë e koordinuar me Republikën e Shqipërisë dhe të Kosovës dhe që do të ndikojë në harmoni kombëtare në tërë regjionin", ka shkruar Armend Aliu, kryesues u grupit nismëtarë "Alternativa Demokratike Shqiptare".