Presheva fiton me shkollën e mesme, Bujanoci me atë fillore
Lokale

Presheva fiton me shkollën e mesme, Bujanoci me atë fillore

16.Nov.2012 15:45
0
[caption id="attachment_41289" align="alignleft" width="320"] Pikturat e ekspozuara në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" në Preshevë[/caption] U përmbyllë ekspozita e nxënësve të Bujanocit dhe Preshevës me ndarjen e çmimeve në Shtëpinë  e  Kulturës “Abdulla  Krashnica”, në Preshevë  Këshilli Kombëtar Shqiptar ka organizuar ekspozitë ku pjesëmarrës me punimet e tyre  ishin nxënësit e shkollave fillore  dhe  ata  të  shkollave  të  mesme  të  Luginës  së Preshevës Në  këtë  ekspozitë  janë  ndarë shpërblime për fituesit. Nxënësit  fitues nga shkollat e mesme janë:  Puhiza  Hyseni – gjimnazi “Skënderbeu” në Preshevë-vendi  i parë,  dhe  Vanesa Ramadani  nga  shkolla  e mesme  “Sezai  Surroi”  në Bujanoc-vendi i dyte. Nxënësit fitues të shkollave fillore janë: Lisina Dulaj nga sh.f.”Naim Frashëri” në Bujanoc-vendi i parë, Fatime Shabani nga sh.f. “Abdulla  Krashnica” Miratoc-vendi i dytë, Edon Fazliu nga sh.f. Prof.”Ibrahim Kelmendi”-Preshevë-vendi i tretë. [caption id="attachment_41291" align="alignright" width="320"] Kryetari i KKSH-së Galip Beqiri gjatë hapjes së ekspozitës[/caption] Ndërkaq u ndanë edhe  dy shpërblime  për nxënësen Shkurte Mehmedaliu nga  sh.f. “Muharrem Kadriu” në Tërnoc dhe për  Arta Veselin nga shkolla fillore “Desanka Maksimoviq” në Bilaç. Punimet e paraqitura në ekspozitë u vlerësuan nga komisioni i cili përbëhej nga  profesorët:  Shezai  Sahiti,  Xhevdet  Dula, Seude Selimi, Zija Amidi, Avni Zairi, Imran Shabani  dhe  Musa Gjymshiti. Hapjen e kësaj ekspozite ishte bërë nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri i cili i falënderoi të pranishmit  dhe shprehu brengën e mos pjesëmarrjes së disa shkollave në këtë ekspozitë. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve vuri theksin  në kontributin që japin arsimtarët shqiptarë në çdo shkollë të vendit, ndërkaq, nxënësit i përgëzoi për punën e bërë dhe i dëshiroi  suksese të  mëtutjeshme. Sipas Beqirit, KKSH do të vazhdoj me aktivitete të  tjera për nderë  të 100 vjetorit  të Pavarësisë  së Shqipërisë. Fituesja e  çmimit të parë nga shkollat e mesme  Puhiza  Hyseni  shprehet e kënaqur me këtë çmim dhe thotë se do të vazhdoj edhe më  tutje  të  vizatoj e pikturoj që  të  merr  pjesë  në  gara të  ndryshme. Zijah Amidi anëtar i komisionit  për  vlerësimin e punimeve  më  të  mira është ndarë i kënaqur nga ky organizim si dhe me vizatimet dhe pikturat  që  kanë  paraqitur këta   nxënës  të  shkollave  fillore  dhe  të  mesme. Punimet më të mira të shkollave fillore  dhe  të shkollave të mesme do të dërgohen në Ministrinë e Kulturës në Tiranë./Titulli.com/  
Ekskluzive: Lugina promovon “librin” elektronik - ’’Amaneti i Ribashkimit’’
Këta student fituan nga 100 CHF të Fondit Humanitar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration