Preshevë: 19 milion dinarë nga lejet e ndërtimit dhe legalizimi i objekteve(video)
Buxheti i komunës së Preshevës për vitin 2017 është mbushur afro 19 milion dinarë nga të hyrat e kompensimit e rregullimit të tokës ndërtimore dhe taksa e legalizimit të objekteve private e afariste, shkruan Titulli.com.Arsim Sulejmani, kryeshef i drejtoratit për urbanizëm në komunën e Preshevës tha për Titulli.com se procesi i ndërtimeve të larta po vazhdon të rritet ndërsa edhe legalizimi i objekteve është mirëpritur nga qytetarët.
“Për vitin 2017 kemi rreth 7000- 8000 kërkesa nga qytetarët të cilat duhen të shqyrtohen në vazhdimësi ndërsa deri më tani 252 lëndë të cilat janë kryer plotësisht në komunën e Preshevës”, u shpreh Sulejmani.
Sipas Besnik Sadikut, shef i drejtoratit të financave pranë administratës komunale në Preshevë për vitin 2017 deri në muajin Tetor të hyrat nga kompensimi i rregullimit të tokës ndërtimore apo lejet e ndërtimit janë 12. 337.130 dinarë.
“Të hyrat nga taksa e legalizimit të objekteve së Preshevës për vitin 2017 në muajin Tetor janë 5.958.500 dinarë”, theksi Sadiku.
Procesi i legalizimit të objekteve në territorin e komunës po vazhdon kënaqshëm dhe vërehet një interesim i qytetarëve.
Hevzi Ramadani, kryeshef i inspektoratit gjatë një bisede për Titulli.com deklaroi se ai ka për detyrë inspektimin e ndërtimit të objekteve për dokumentacionin e kërkuar sipas ligjit.
Nga inspektoriati për ndërtim thonë gjithashtu se legalizimi i objekteve banuese e biznesore është në fazën përgatitore të dokumentacionit dhe se qytetarët po i përgjigjen mirë.
“Gjatë muajit Mars dhe në fillim të muajit Prill janë regjistruar të gjitha objektet në territorin e komunës së Preshevës ku për të gjitha objektet lëndët i kemi proceduar në arkivë dhe ato tashmë janë në duar të drejtoratit pë urbanizëm”, theksoi Ramadani.
Lidhur me procesin e legalizimit nga drejtorati për urbanizëm në komunën e Preshevës, njoftojnë se procedurat janë kryer mirë ndërsa tani pritet të shihet sa po i përgjigjen qytetarët për vitin 2017.
“Për vitin 2016 të hyrat nga kompensimi i lejeve të ndërtimit kanë qenë 3.503.070 dinarë ndërsa nga të hyrat e taksës së legalizimit të objekteve ishte 7.990.500 dinarë”, tha mes tjerash Besnik Sadiku nga drejtorati i financave.
Këto të dhëna tregojnë se buxheti komunal i komunës së Preshevë ka një leverdi të kënaqshme nga grumbullimi i të hyrave nga dhënia e lejeve të ndërtimit dhe legalizimit të objekteve./Titulli.com/