Porosia e hoxhës për dasmorët dhe pronarët e restoranteve në Luginë
Lokale

Porosia e hoxhës për dasmorët dhe pronarët e restoranteve në Luginë

02.Aug.2017 10:35
0
TË NDERUAR: Për mysafirët tuaj ju bëni përgatitjen më të mirë të ushqimit, dhe kjo është nderë dhe traditë që duhet bërë çdo dasmorë.

Ajo që është mirë ta bëni dhe të ju llogaritet mirësi dhe shpërblim është që: Ushqimin e mbetur, e i cili është me bollëk dhe me kualitet, ta shpërndani nëpër familje që kanë nevojë, në vend se të hedhet në bërdhog (mbeturina).
Bëjeni këtë në emër të SADAKASË me nijet që Zoti të ju ruan juve dhe çiftin bashkëshortorë apo fëmijët e synetisë. 

Këtë bëjeni vetë ju, ose ne mund të ju ndihmojmë përmes aktivistëve të Departamentit të të rinjve pran KBI Bujanoc. 

( 063 731 7759 dhe 063 860 0781) 
Se sa ka vlerë kjo Sadaka që e jepni, ndiqeni këtë ngjarje në kohën e Sulejmanit a.s.

" Në kohën e Pejgamberit Sulejmanit a.s. ndodhi një dasmë. I Zoti i dasmës e ftoi Pejgamberin Sulejmanin a.s. dhe kërkoi premtim që të merrte pjesë në atë dasmë. Pejgamberi Sulejmani a.s. i premtoi se do të merrë pjesë në atë dasmë.
Pas kësaj menjëherë erdhi Xhibrili a.s. dhe e informoi Sulejmanin a.s. se ditën e dasmës do të vdes dhëndëri. 
Sulejmani a.s. i pikëlluar nga ky lajm vendosi që të mos marrë pjesë në dasmë nga keqardhja. 
Të nesërmen edhe pasi u krye dasma, asgjë nuk ndodhi me dhëndrin.
Menjëherë erdhi i zoti i dasmës te Sulejmanit a.s. i hidhëruar nga mosardhja edhe pse i kishte premtuar. 
Sulejmani a.s. mbasi u ndie keq kërkoi nga Allahu sqarim për këtë.
Xhibrili a.s. e informoi se: 
Në ditën e dasmës pasi u shtrua ushqimi erdhi një i varfër e i uritur dhe kërkoi ushqim. 
I zoti i dasmës e mori dhe ia servoi ushqimin që e kishte përgatitur për Sulejmanin a.s. e që ishte ushqim i dalluar.
Pasi e hëngri i varfëri këtë ushqim dhe çka mori me vete,, iu drejtua Zotit me lutje duke thënë: O Zot, jepi jetë të gjatë dhëndërit. 
Këtë lutje të këtij nevojtari, Zoti e pranoi dhe i caktoi jetë të gjatë. 
Për këtë ushqim, dhe për atë dua, Zoti e ruajti dhëndërin dhe i caktoi jetë të gjatë ".

VEPRONI EDHE JU KËSHTU QË ZOTI TË JU RUAN TË GJITHËVE. Amin.

Ragmi  Destani, Këshilli i bashkësisë Islame në Bujanoc

Organizata nga Leskoci përfundoi projektin"Nevojat kulturore të të rinjve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë
U shënua dita e diasporës shqiptare në Bujanoc (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration