Policia gjen një çantë me marihunë në afërsi të rrugës Gjilan -Bujanoc
Lokale

Policia gjen një çantë me marihunë në afërsi të rrugës Gjilan -Bujanoc

10.Aug.2019 01:14
0

Në një çantë janë gjetur 31 paketime me rreth 15 kg e 215 gramë marihunë, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

Kjo ka ndodhur në në afërsi të rrugës Gjilan – Bujanoc. 

Njoftimi i plotë:

Në një çantë janë gjetur 31 paketime me rreth 15 kg e 215 gramë marihunë

Me datë 9. 8.2019 rreth orës 8:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në afërsi të rrugës Gjilan – Bujanoc, ndodhet një çantë e zezë e cila dyshohet se ishte lënë nga person/a të panjohur në një livadh (shkurre).

Me të marrë informacionin, policët nga Stacioni Policor i Kamenicës kanë dalë në vendngjarje ku pas veprimeve të ndërmarra kanë konstatuar se dyshohet që në të gjenden substanca narkotike.

Në këtë rast janë inkuadruar edhe hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjilan së bashku me Forenzikën Regjionale të Gjilanit, ku pas hapjes së çantës kanë vërtetuar se në brendi kishte 31 paketime të plastikës me substancë narkotike të llojit ‘marihuanë’.

Pas verifikimit dhe aplikimit të procedurave të mëtejme është konstatuar se në atë çantë gjendeshin 31 paketime që peshonin 15 kg. e 215 gramë marihunë.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Gjilan ndërsa hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration