Policia e shtatë shteteve në kufirin Preshevë-Tabanoc, kërkojnë trafikantët e refugjatëve
Lokale

Policia e shtatë shteteve në kufirin Preshevë-Tabanoc, kërkojnë trafikantët e refugjatëve

29.Sep.2015 15:26
0
Në kalimet kufitare në mes të Serbisë dhe Maqedonisë, Preshevë-Tabanoc po vazhdon zbatimin aksionin ndërkombëtar policor, i cili do të zgjasë deri më 7 tetor, për zbulimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Me policët nga Serbia, në aksionin “Koshtana 2015” po marrin pjesë edhe 18 policë nga Austria, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi si dhe Europol-it, është thënë sot në Departamentin e Policisë në Vranjë, raporton Titulli.com.

“Aksioni i policisë ‘Koshtana 2015’ nuk është e fokusuar në emigrantët, por në parandalimin e krimit dhe veprimet kriminale përmes së cilave fitohen para të mëdha nga migrimi dhe refugjatët. Ekziston edhe rreziku i sigurisë, pasi gjatë migrimit përveç refugjatë, kemi migrantë klasik ekonomik, por edhe kriminel dhe terroristë”, ka thënë drejtori i Zyrës së Qendrës së Gjenevës për siguri, zhvillim dhe shtetin e së drejtës (DCAF) në Lubjanë, Anton Travner, në konferencën e mbajtur për gazetarë në Vranjë.

Në operacion është përfshirë policia e shtatë shteteve në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar në bazë të marrëveshjes që ministrat e policive të vendeve pjesëmarrëse e kanë nënshkruar në vitin 2012-të.

Përfaqësuesi i Europol-it, Rajner Shpengler ka thënë se Europol pret që policët e vendeve pjesëmarrëse në aksion do të rrisin shkëmbimin e informacioneve në mënyrë që vijnë tek gjurmët për të shuar bandat kriminale që trafikojnë emigrantët.

“Ne si agjenci policore nuk jemi të fokusuar tek emigrantët, por në luftimin e krimit të organizuar”, ka thënë Rainer.

Aksioni i përbashkët i policisë së shtatë shteteve është organizuar në pjesën e “kufirit të gjelbër” Serbi – Maqedoni, tek kalimi kufitar Preshevë-Tabanoc, ku refugjatët nga Lindja e Mesme përmes Maqedonisë hyjnë në Serbi. /Titulli.com/

Ambasadori Davenport flet për mungesën e teksteve mësimore në Luginë dhe diplomat e Kosovës
"Kontratat paushalle të qeverisjes lokale, propagandë parazgjedhore"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration