Poeti nga Presheva shkruan poezi për 28 Nëntorin dhe lirinë e brisht në Luginë
Bilall Maliqi poet, autor i 25 librave të zhanreve të ndryshme letrare dhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" në Preshevë festës së 28 Nëntorit i ka kushtuar edhe një poezi për lirin e brisht që po mbretëron në Luginën e Preshevës, shkruan Titulli.com.Ai në poezin me titulli “Liri e Brisht” përshkruan heshtjen e shqiptarëve të këtij rajoni duke u shprehur se mallin për atdheun e përtypim.
“Ndrydhur kam ëndrrën e zezë, Që ta plas thërrmia atë gurë, Përralla e përgjakur të shuhet, Të festohet tok me një flamur”, shkruan në një pjesë të poezisë Maliqi.
Bilall Maliqi shkruan poezi dhe prozë për fëmijë e të rritur, merret edhe me kritikë letrare, është themelues dhe kryeredaktor i revistës letrare "Qëndresa" që del për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, pjesëmarrës në manifestime të ndryshme të poezisë në trevat shqiptare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës./Titulli.com/
LIRI E BRISHT
Nëpër plasaritje të relievit
Rrjedh e keqja zi e më zi
Me zëmër të ngulfatur
Nën pranga një drejtësi
Në të tri anët e shefive
Heshtje përherë e trisht
Mallin për atdheun e përtypim
Frymojmë me një liri të brisht
Ndrydhur kam ëndrrën e zezë
Që ta plas thërrmia atë gurë
Përralla e përgjakur të shuhet
Të festohet tok me një flamur
Këngës iu lidh tingulli në fyt
Zë melodi e kësaj pjese të etnisë
Me këngë baladash të përlotura
Shenohet kjo festë e shqiptarisë
Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dita e Paavrësisë festohet pa liri për përdorimin e Flamurit tonë Kombëtar: Bilall Maliqi