Plani shtatëpikësh i Luginës së Preshevës dhe bisedimet me Beogradin
Lokale

Plani shtatëpikësh i Luginës së Preshevës dhe bisedimet me Beogradin

13.Jul.2018 10:14
0
Këshilltarët shqiptarët e komunave Bujanoc, Preshevë e Medvegjë në vitin 2013 kishin hartuar një dokument të quajtur "Masat e domosdoshme për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës", i njohur si plani shtatë pikësh i shqiptarëve të këtij rajoni për bisedime me qeverinë serbe.

Ky dokument i aprovuar nga kuvendi i këshilltarëtve shqiptarë në mars të vitit 2013 kishte për qëllim fillimin e bisedimeve me qeverinë e Serbisë për të zgjidhur problemet e shqiptarëve të këtij rajoni, shkruan Titulli.com. 

Në këto pika ishin përfshirë integrimi i plotë i shqiptarëve, revitalizimi ekonomik, revitalizimi i së drejtës në përdorimin e gjuhës, shkrimit dhe simboleve nacionale, decentralizimi në gjyqësi, arritja e sigurisë së plotë në rajon, arsimi, kultura e informimi, dhe pika e shtatë masat në shëndetësi e sigurim social.

Këtë plan e miratoi qeveria e Serbisë në qershor të vitit 2013 dhe filluan bisedimet e mbështetura edhe nga faktori ndërkombëtar para së gjithash nga OSBE-ja por pas një kohe të shkurtër u ndërprenë.

Kryetari i organit qeveritar, Trupit Koordinues (TK) për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, për ndërprerjen e bisedimeve i patë fajësuar liderët politik shqiptar ndërsa në anën tjetër përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare e fajësuan qeverinë./Titulli.com/

Mustafa zbulon pjesën e deklaratës politike të Kuvendit shqiptarë të Luginës së Preshevës
Mirësevini n'shpi: 1 Gushti, dita e diasporës në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration