Përurohet pllaka përkujtimore e dëshmorëve të Breznicës (foto)
Lokale

Përurohet pllaka përkujtimore e dëshmorëve të Breznicës (foto)

21.Apr.2014 23:50
0
Në fshatin kufitar, në Breznicë të komunës së Bujanocit sot është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore të dy dëshmorëve, ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) Dëshmorët e UÇPMB-së Sherif Januzi si dhe Enver Bajrami nga fshati Breznicë, të hënën në prezencë të familjarëve, përfaqësuesve të dalë nga lufta, veteranëve, udhëheqësisë komunale, përfaqësuesi i Lëvizjes "Vatra" si dhe shumë qytetarëve, u shënua 14 vjetori i rënies së dy dëshmorëve të Breznicës, raporton Titulli. Shënimi i kësaj date u bë në varrezat e fshatit Breznicë ku edhe prehen dy dëshmorët, vendbanim ky shqiptar i cili është buzë vijës kufitare me Kosovën. breznice-1 Me këtë rast për veprën e dy dëshmorëve folën familjarët derisa para të pranishmëve fjalën e morën edhe kryetari i komunë së Bujanocit Nagip Arifi dhe i Kuvendit Jonuz Musliu. Vlen theksuar se pllaka përkujtimore me infrastrukturën përcjellëse, në nderim të martirëve, u mundësua me iniciativën e bashkëluftëtarëve të tyre. Enver (Rasim) Bajrami ishte 26 vjeç ndërsa shoku i tij i luftës Sherif (Faik) Januzi  24 vjeçar kur ranë heroikisht më 21 prill të vitit 2000, gjatë luftimeve të zhvilluara me forcat serbe. Të dy këta dëshmorë shkollën fillore e përfunduan në vendlindje ndërsa të mesmen në Roganë, derisa Sherifi vazhdoi shkollimin e lartë në shkollën pedagogjike “Skënderbeu” në Gjilan. Sherifi dhe Enveri ishin ndër të parët që iu bashkuan UÇPMB-së. Ata morën pjesë në operacionin “shigjeta” ku të dy ranë heroikisht në Gjergjec të komunës së Bujanocit. akademia Në kujtim të veprës së dy dëshmorëve si dhe në përgjithësi të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Gjilan u mbajt edhe një akademi përkujtimore./Titulli.com/
Dj Fati nga Tërnoci me këngë të re (video)
Poligloti që thyente paragjykimet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration