Përtërihet Partia Demokratike në Bujanoc
Lokale

Përtërihet Partia Demokratike në Bujanoc

23.Nov.2013 23:48
0
Partia Demokratike me seli në Bujanoc  i ka hapur dyert e sajë për rininë dhe ka vendosur të bëjë ndryshime brenda strukturave të veta organizative. Është Forumi Rinor i këtij subjekti politik i cili tashmë ka marrë një qëndrim për t’i organizuar zgjedhjet e parakohshme. Delegatët e Kuvendit të FR të PD-së në mbledhjen e mbajtur të shtunën mbrëma në Bujanoc, kanë vendosur për zgjedhjen e organeve të reja, duke filluar nga të gjitha nëndegët. “ Është një vendim i duhur, duke e parë rritjen e subjektit tonë “, është shprehur pas takimit Arbër Pajaziti, kryetar aktual i Forumit Rinor të PD-së. “ Duke e parë interesimin gjithnjë e në rritje të njerëzve, sidomos të të rinjve për t’iu bashkuar PD-së, një qëndrim për të shkuar në zgjedhje ka qenë domosdoshmëri e kohës “, ka shtuar Pajaziti. Sipas Pajazitit, PD do t’i përgatisë të gjitha parakushtet për mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike, gjithashtu për këtë gjë është dhënë një afat kohorë prej një muaji në mënyrë që të u jepet hapësirë e nevojshme për një organizim sa më të mire të këtyre zgjedhjeve. FRPD ka formuar edhe komisjonin  prej 5 anëtarëve I cili do te merret me mbarëvajtjen e zgjedhjeve. “ Organet rinore të partisë do të jenë të hapura për të gjithë ata të cilët meritojnë, duke u bazuar në vota, të jenë pjesë e radhëve tona “, ka thënë Pajaziti. Pd formrmi rinor 7Për kryetarin e FR të PD-së,  rinia e këtij subjekti politik është  promotorë e vlerave të mirëfillta dhe kualitetit intelektual . “ Me përgjegjësinë më të madhe mund të them se edhe  kontributi i të rinjve të PD-së ka ndikuar në fitoren e madhe të subjektit tonë në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar “, është shprehur  Pajaziti. “ Përveç  kësaj, ne kemi vazhduar të ngrihemi në të gjitha nivelet, dhe nëse krahasojmë dëshirën aq të madhe të  të rinjve për t’u bërë pjesë e PD-së, është diçka që nuk i ka ndodh më parë asnjë subjekti politik “, ka deklaruar numri një i FR të PD-së. “ Keni parë ndonjë subjekt që për një kohë aq të shkurtë nga themelimi i tij t’i fitoj zgjedhjet dhe të ketë aq shumë kërkesa për anëtarësim në të ?, ka shtruar pyetjen Pajaziti. Në fund, Pajaziti ka thënë që ky model duhet të shërbejë si një shembull  mirë për të gjitha nivelet e Partisë Demokratike dhe të vazhdohet me reforma./Titulli.com/  
Të hënën bëhet inaugurimi i rrugës (foto)
Musliu: Prishtina e Tirana t’i heqin “syzet e errëta”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration