PDSH: Qeverisja e re në Preshevë nuk do të jetë jetëgjatë
Lokale

PDSH: Qeverisja e re në Preshevë nuk do të jetë jetëgjatë

11.Mar.2017 07:23
0
Partia Demokratike Shqiptare pas formimit të pushtetit Lokal në Preshevë, i dalur nga zgjedhjet e 24 prillit 2016, elektorit të saj por edhe tërë qytetarëve të komunës së Preshevës ua ka shpjeguar se ky pushtet Lokal i përbërë nga dy partnerët qeverisës APN dhe PVD është i prirur që të dështoj, gjë e cila ditëve të fundit u dëshmua meqë në bazë të paaftësisë së tyre erdhi deri te shpërbërja e marrëveshjes së arritur mes partnerëve të koalicionit.

Kjo është komunikata e plotë e PDSH-së: 

 

Në mbledhjen e mbajtur më, 10 mars 2017, Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare, në bazë të diskutimeve rreth situatës së krijuar në Pushtetin Lokal pas krijimit të shumicës së re të Pushtetit Lokal në Preshevë, lëshon këtë: 

K O M U N I K A T Ë 

Partia Demokratike Shqiptare pas formimit të Pushtetit Lokal në Preshevë, i dalur nga zgjedhjet e 24 prillit 2016, elektorit të saj por edhe tërë qytetarëve të komunës së Preshevës ua ka shpjeguar se ky Pushtet Lokal i përbërë nga dy partnerët qeverisës APN dhe PVD është i prirur që të dështoj, gjë e cila ditëve të fundit u dëshmua meqë në bazë të paaftësisë së tyre erdhi deri te shpërbërja e marrëveshjes së arritur mes partnerëve të koalicionit.

Komuna e Preshevës gjegjësisht qytetarët e saj me këtë qeverisje nëntë mujore, pati humbje të mëdha nga qeverisja e partnerëve të këtij koalicioni. Ushtrimi nëntë mujor i Pushtetit Lokal në Preshevë, u karakterizua me dështime të njëpasnjëshme në të gjitha sferat e udhëheqjes, madje disa prej institucioneve të Pushtetit Lokal në periudhë të caktuar kohore pothuajse u paralizuan, siç ishte rasti me Qendrën për Punë Sociale, RTV Presheva, OKF, investimet kapitale, Shtëpia e shëndetit, arsimi fillor e i mesëm si dhe Kuvendi Komunal me mos organizim të  seancave që nga fundi i vitit 2016.

Seanca e sotme e Kuvendit komunal e thirrur nga kryetarja e Kuvendit si seancë e parë e rregullt për vitin 2017 ishte në kundërshtim me Rregulloren e punës së Kuvendit Komunal dhe statutit të Komunës Preshevë sepse e njejta ishte thirrur vetëm një ditë para mbajtjes. Nga kjo seancë e Kuvendit Komunal Partia Demokratike Shqiptare si dhe i tërë opinioni qytetar kuptuan se kemi të bëjmë me marrëveshje të fshehtë qeverisëse ku si partner janë Partia për Veprim Demokratik, nëntë këshilltarët e NDARË nga Partia Demokratike Shqiptare, Bashkimi Demokratik i Luginës dhe Unioni Demokratik Shqiptar.  

Nga ana tjetër, si shkelje e dytë flagrante e Rregullores dhe Statutit të Kuvendit Komunal Preshevë është edhe zgjedhja e kryetarit të komunës pa zëvendëskryetar dhe pa Këshill Komunal. Prandaj, PDSH vlerëson se edhe ky koalicion qeverisës i ndërtuar me copëza e arrna me një siguri të madhe nuk do të jetë jetëgjatë dhe i prirur të dështoj shumë shpejt.

Partia Demokratike Shqiptare njofton opinionin e gjerë e në veçanti elektoratin e saj se nuk është pjesë e kësaj marrëveshje enigmatike, pjesë e së cilës ishin edhe nëntë këshilltarët e kuvendit komunal nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare që nuk u binden organeve të saja. Këta këshilltarë të PDSH-së, sot në mënyrë më flagrante të mundshme shkelën statutin e partisë duke shfrytëzuar mandatet e sovranit të PDSH-së formuan shumicën e re të Kuvendit komunal Preshevë për përfitime të veta personale , familjare, grupore dhe klanore.

Marrëveshja enigmatike e qeverisjes së re, pjesë e së cilës ishin edhe grupi i ndarë i këshilltarëve nga Partia Demokratike Shqiptare në seancën e sotme të Kuvendit komunal pa bekimin e asnjërit nga organet e partisë, dëshmon se ky grup i ndarë i këshilltarëve është duke keqpërdorur mandatet e elektorit  të PDSH-së, ku me këtë veprim dhe me këtë marrëveshje të fshehtë, ky grup këshilltarësh ka shkelur dinjitetin e votuesëve të Partisë Demokratike Shqiptare si subjekti më i madh politik i dalë nga zgjedhjet lokale të mbajtura më 24 prill të vitit 2016.

PDSH edhe njëherë konfirmon se grupi i nëntë këshilltarëve me mandatet e elektorit të PDSH-së si partner i qeverisjes së re të Pushtetit Lokal Preshevë, nuk përfaqësojnë Partinë Demokratike Shqiptare dhe vullnetin e elektorit të saj.

Partia Demokratike Shqiptare mbështet fuqishëm aktivitetin e sotëm të Forumit Rinor në objektin e Kuvendit Komunal në komunën e Preshevës dhe njëkohësisht reagon ashpër ndaj ndërhyrjes së policisë në pengimin e aktiviteteve politike dhe demokratike, aktivitetet të cilat do të jenë të vazhdueshme dhe aktive ndaj grupit të nëntë këshilltarëve të NDARË të PDSH-së, deri në DORËZIMIN e mandateve zgjedhësve të tyre përkatësisht organeve të Partisë Demokratike Shqiptare.

 

   Shërbimi për informacion dhe komunikim me publikun i Partisë Demokratike Shqiptare

Shqiprim Arifi, i ardhur nga diaspora nuk qeverisi as 1 vit me Preshevën (video)
Fondi Humanitar nga Zvicra: Memeti dhe Arifi punuan në dobi të qytetarëve në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration