PDSH promemorie për Zeqirja Fazliun
Lokale

PDSH promemorie për Zeqirja Fazliun

16.Apr.2018 09:13
0
Zeqirja Fazliu, lindi në fshatin Zhunicë të Komunës së Preshevës, më 13 korrik 1940.

Shkollimin fillor, ciklin e ulët katër vjeçar i kreu në Zhunicë, pjesën tjetër në Preshevë, ndërsa shkollën e mesme e kreu në normalen “Zef Lush Marku” në Shkup.

Punoi si mësues në fshatrat e Shkupit.

Fakultetin e Bilogjisë e kreu gjithashtu në Shkup për t’u kualifikuar si profesor i parë i bilogjisë nga Komuna e Preshevës. .

Si profesor i bilogjisë filloi punën nga viti 1965 në QAM “Skenderbeu” në Preshevë.

Në periudhën 1968-1974 ishte drejtor i Gjimnazit “Skenderbeu” si shkollë e mesme e përbashkët për Preshevë dhe Bujanoc, për të vazhduar si profesor i biologjisë deri më 1996 nga ku vazhdoi punën, si zv.kryetar i Kuvendit Komunal të Komunës Preshevë deri në vitin 2002.

Në vitin 1990 ju bashkua pluralizmit politik me çrast u radhit në Partinë Demokratike Shqiptare.

Gjatë vitit 1992 respektivisht në përgatitjet për mbajtjen e Referendumit të 1 dhe 2 marsit i ndjeri ishte pjesmarrës aktiv, duke qene pjesë e Kuvendit të Referendumit .

Më datë 03 shtator 1996 në Kuvendin e Partisë Demokratike Shqiptare z. Zeqirja Fazliu zgjedhet kryetar i subjektit politik, detyrë të cilën e kryen me përkushtim dhe shumë angazhim deri më 17 maj të vitit 2003.

Gjatë ushtrimit të funksionit të kryetarit të PDSH-së, dhe në cilësinë e zv.kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës në periudhën e luftës së UÇPMB-së, ishte pjesë e ekipit politik deri në marrëveshjen përfundimtare të arritur në Konçul në maj të vitit 2001.

Në Kuvendin e katërt zgjedhor të PDSH-së mbajtur në vitin 2007, Zeqirja Fazliu shpallet kryetar nderi i Partisë, i cili vazhdimisht ishte pjesë e pandashme e punës së organit më të lartë të subjektit, kryesisë së partisë, ku idetë, këshillat dhe sygjerimet e tij i kishte me një mendësi të mprehtë.

Në vitin 2014 në Konferencën e organizuar në Preshevë nga Federata e Paqës Universale në Botë, z. Zeqirja Fazliu shpallet ambasador për paqe.

Profesor Zeqirja Fazliu do të mbahet mend si mësimdhënës i shkëlqyer i biologjisë, politikan i mirë dhe i vendosur për çështjen kombëtare shqiptare, qytetar i zellshëm, i ndershëm dhe i dashur mes miqëve, parasëgjithash do të kujtohet si intelektual i vlerë e i mençur. Por, do të kujtohet edhe si baba dhe gjysh i dashur dhe i paharruar përgjithmonë për familjen.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës Lindore dhe i përjetshëm kujtimi për të dashurin Zeqirja Fazliu!

Në Preshevë, 15.04.2018

Partia Demokratike Shqiptare

Ndërronë jetë një nga themeluesit e PDSH-së në Preshevë, Zeqirja Fazliu
Skenarët e mundshëm të shkëmbimit, Veriu i Kosovës për Luginën e Preshevës, Trepça nyja kryesore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration