PDSH do aktivizim në Bujanoc, nisë reformat (Foto & Video)
Lokale

PDSH do aktivizim në Bujanoc, nisë reformat (Foto & Video)

15.Feb.2015 14:06
0

Duke mos qenë të kënaqur me aktivitetin e treguar këto vitet e fundit, sot ka filluar iniciativa për reformimin dhe aktivizimin e degës së Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Bujanoc.

Në prezencë të kryetarit të PDSH-së, Ragmi Mustafa, anëtarëve të Kryesisë qendrore të këtij subjekti si dhe Këshillit nismëtar për reformat e nevojshme, u tha se ky subjekt politike që vepron në komunë të Bujanocit që nga vitet e 90-ta, duhet të reformohet. 

“Është parë më se e domosdoshme që të intensifikohen veprimet për fuqizimin e saj, sepse PDSH kur është e para në Preshevë, padiskutim se është partia më e fuqishme, atëherë pse të mos kemi të fuqishme edhe degën në Bujanoc”, u shpreh kryetari i PDSH-së, njëherit edhe i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, raporton Titulli.com.

Ai theksoi se formimi i Këshillit iniciativë do të ketë për detyrë që të zgjerojë zinxhirin e tij me aktivistë, anëtarë dhe organe tjera të degës së PDSH-së në Bujanoc. 

Mustafa gjithashtu tha se kjo degë në Bujanoc do të ketë të kompetenca njëlloj sikurse partia bazë që është me seli në Preshevë. 

“Pa asnjë dyshim se nuk do t’i përzihemi në masë të konsiderueshme fushëveprimit të degës së PDSH-së në Bujanoc, por gjithmonë do të jemi të sinkronizuar për një fushëveprim të përbashkët në rrafshin politik”, deklaroi Mustafa në këtë takim të së dielës, i zhvilluar në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc. 

Në këtë takim u formua Këshilli nismëtar për degën në Bujanoc me në krye Shefket Jakupin, pasur edhe nga Mustafë Sulejmani, Laush Aqifi, Ruzhdi Avdili, Muharrem Xhemaili dhe Ali Selimi. 

“Secili prej nesh kemi marrë obligim që ta formojmë një listë dhe më pas t’i ftojmë të gjithë ata që dëshirojnë të anëtarësohen në PDSH. Njëherit do të marrim iniciativë edhe nëpër nëndegët e fshatrave dhe të gjithë ata që janë të interesuar subjekti ynë do të jetë i hapur”, nënvizoi drejtuesi i Këshillit nismëtar për ndryshime në degën e PDSH-së në Bujanoc, Shefket Jakupi.

Edhe Jakupi, sikurse Mustafa ritheksoi se PDSH nuk meriton që të jetë pasive në këtë komunë, pasi siç tha ai “është njëra ndër partitë e para të themeluara, mirëpo rrethanat tregojnë ekzistencën e saj duke qenë pasive”.

Nismën për reforma dhe aktivizim të këtij subjekti e përkrahën edhe anëtarë tjerë prezent të Kryesisë qendrore të PDSH-së duke theksuar se e Këshilli nismëtar do ta ketë përkrahjen e tyre.

Partia Demokratike Shqiptare është themeluar në vitet e 90-ta. Pas konfliktit të armatosur në Luginë, nga viti 2002, PDSH është pjesë e Kuvendin Komunal të Bujanocit.

Në përbërjen e re të dalë nga zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2012, PDSH në këtë komunë është në opozitë me një këshilltarë në Kuvend. /Titulli.com/ 

 
 
Obradoviq: Komuna e Bujanocit, përveç rekomandimeve ka shkelur edhe Ligjin
"Faleminderit Presheva! Kombi bëhet një në ditën e nevojës" (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration