PD shënon 9 vjetorin e themelimit, në Bujanoc pritet të futet në qeverisje lokale?
Lokale

PD shënon 9 vjetorin e themelimit, në Bujanoc pritet të futet në qeverisje lokale?

02.Jul.2020 10:53
0

Partia Demokratike në Bujanos sot shënon 9 vjetorin e themelimit si subjekti i dytë i formuar pas vitit 2001 me seli në Bujanoc, shkruan Titulli.com.

“Partia Demokratike sot shënon 9 vjetorin e themelimit të saj. Si nevojë e kohës për një qeverisje më të mirë për qytetarët e komunës së Bujanocit, para 9 viteve, saktësisht në një datë historike për popullin shqiptar, më 2 korrik 2011 lindi Partia Demokratike me seli në Bujanoc”, thuhet në njoftimit e PD-së.

Kjo parti ka vlerësuar se gjatë këtyre 9 viteve, PD me punën e saj të palodhshme ka konfirmuar se është parti serioze e qëndrueshme dhe më e madhja që gjithmonë ka prioritet përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

“Ky përvjetor Partinë Demokratike e gjen si forcën kryesore politike në komunën tonë, me besimin më të madh të qytetarëve shqiptarë të dala nga rezultatet e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit 2020”, thuhet me s tjerash në njoftimin e Partisë Demokratike.

PD  konsideron se ka kaluar shumë sfida së bashku dhe sipas saj na presin edhe shumë tjera, e që me ndihmën tuaj do të arrijmë t’ia dalim.

Partia Demokrati në zgjedhjet lokale të 21 qershorit në komunën e Bujanocit ka dalë si parti fituese dhe po vazhdon bisedimet për formimin e shumicës shqiptare në kuvendin komunal./Titulli.com/

 

Më 14 korrik 2014  PD ka formuar edhe degën e sajë në komunën e Medvegjës ndërsa në komunën e Preshevës ka marrë pjesë me listën për zgjedhjet lokale 2018./Titulli.com/

Shqipëria me moton turistike “Pusho shqip”
Analizë: Pse 2021-shi është viti i “diktatit” amerikan në Ballkanin Perëndimor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration