PD: Ne nuk caktojmë komisionerë në vendvotime (video)
Lokale

PD: Ne nuk caktojmë komisionerë në vendvotime (video)

11.Mar.2014 14:13
0
Partia Demokratike në Bujanoc në një konferencë për gazetarë ka përgënjeshtruar akuzat e partisë shqiptare pjesëmarrëse (PVD) në zgjedhjet parlamentare se PD po cakton komisionarët nëpër vendvotime. Arbër Pajaziti thotë se asnjë anëtarë i Partisë Demokratike nuk ka autorizim për të caktuar komisionarët nëpër vendvotime. “Edhe pse nuk jemi pjesëmarrës në këto zgjedhje ne si bartës të pushteti lokal në Bujanoc nuk kemi marrë asnjë hapë për ta penguar këtë proces zgjedhorë”, deklaroi Pajaziti. Sipas tij deri në këto momente nuk është ftuar popullata për bojkotim të zgjedhjeve parlamentare dhe se ata duhet vetë të vlerësojnë se a duhet më marrë pjesë apo nuk duhet. Pajaziti para kamerës i ka prezantuar emrat e të gjithë të autorizuarve për caktimin e komisionarëve të partive pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare dhe se asnjë prej tyre nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike./Titulli.com/
QSA organizon mësim në Photoshop dhe librin e shenjt Kur’anin
Moore: Nëse nuk votoni dikush tjetër vendos për të ardhmen tuaj (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration