Pazari në çarshinë e Bilaçit, i vetmi në fshatrat  e Luginës së Preshevës
Lokale

Pazari në çarshinë e Bilaçit, i vetmi në fshatrat e Luginës së Preshevës

06.Apr.2017 09:51
0
Në fshatin Bilaç të komunës së Bujanocit, funksion edhe pazari i vjetër që daton nga kohët e perandorisë osmane por që tani është më pak i frekuentuar.

Një numër i vogël i tregtarëve shesin gjësende të ndryshme ushqimore, higjienike dhe artikuj tjerë në çarshinë e fshatit siç dëshirojnë të quajnë banorët e këtij vendi.

Arsim Agushi një shitës ambulant në këtë treg që prej 16 vjetësh, punën e tij e bënë me shumë kënaqësi e vullnet edhe pse ka rënie të shitjes.

“Ka shumë pak shitje dhe interesim tek qytetarët  në krahasim me vitet e kaluara çdo ditë e më shumë por unë vij çdo të marte për të shitur në këtë treg”, është shprehur për Titulli.com Agushi.

Edhe banorët e Bilaçit flasin për rëndësinë e pazarit që bëhet nga banorët edhe të fshatrave përreth.

 “Në këtë Pazar furnizohen me ushqime edhe banorët e fshatrave tjerë por janë me numër shumë të vogël si dhe produktet të cilat i ofrojnë nuk përmbushin nevojat e blerësve”, theksoi Arsim Xhemaili banorë i fshatit.

Pavarësisht vështirësive të funksionimit të pazarit në Bilaç, ekzistenca nuk rrezikohet asnjëherë sepse është shndërruar në traditë sikur tek shitësit ashtu edhe për banorët./Titulli.com/

Preshevë: PDSH i jep karton të kuq Telat Arifi
Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit "Kadri Zeka" dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration