Pas 17 viteve të funksionimit shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit në Bujanoc
Në shënimin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit sot në Bujanoc mbahet një tryezë diskutimi me gazetarë, përfaqësues të mediave lokale dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.Një fjalim rreth lirisë së shtypit në këtë rajon do ta mbajë edhe koordinatori i zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Gjakomo Bozizio.
Tryeza mbahet në zyrën e OSBE-së Bujanoc duke filluar nga ora 11 dhe ky aktivitet shënohet për herë të parë pas vitit 2001dhe fillimit të transformimit të medias shqiptare në këtë rajon.
Organizator të këtij aktiviteti është Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Serbi në partneritet me Portalin Informativ Titulli.com në Bujanoc dhe Jugpres nga Leskoci.
Kohëve të fundit liria e mediave kryesisht në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës është zbehur dukshëm dhe shpeshherë është cenuar edhe përmes formave të ndryshme./Titulli.com/