Parkimi i veturave problematikë në Bujanoc, inspektorët të aktiviziohen
Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit ka miratuar propozim vendimin për parkingjet publike që tani po paraqesin një problematikë në komunikacion.Kastriot Jakupi, ndihmës i avokatit publik në komunën e Bujanocit, pas disa ankesave lidhur me cmimet dho kohen e shkurtë ndaj atyre që shkelin rregullat e parapara tha se ka pasur dënime edhe më të mëdha gjatë fjalimit të tij në mbrojtje të vendimit lidhur me parkingjet.
“Ditën e hënë kur edhe është dita e tregut në Bujanoc ka shpesh ka bllokime të rrugëve si dhe vendosje të shitësve ambulante nëpër trotuaret e qytetit me produktet të ndryshme”, tha mes tjerash Jakupi.
Ai kërkoi nga inspektoriatet adekuat që të dalin në terren dhe të miren me këto problematikë si dhe të ndëshkohet parkimi i veturave në vende jo të përshtatshme./Titulli.com/