Pajaziti: Me plane konkrete dhe ekspertë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Lokale MDULS

Pajaziti: Me plane konkrete dhe ekspertë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

24.Oct.2018 07:35
0

Arbër Pajaziti, bartës i listës “Alternativa për Ndryshim-Shqiprim Arifi” për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar thotë se qytetarët duhet përkrahur listën e tyre sepse kan plan konkret për t’i zgjidhur problemet në lëmitë e caktuara dhe sepse kan kuadër profesional që janë ekspertë të secilës fushë.

 

Na tregoni arsyen pse duhet të votojnë qytetarët listën tuaj për anëtarë të kuvendit të Këshillit Kombëtar Shqiptar? 

Pajaziti: Alternativa për Ndryshim për herë të parë garon në këtë nivel zgjedhjesh por kjo assesi nuk do të thotë se pa përvojë i qaset këtij procesi, pas përfundimit të së cilit është plotësisht e gatshme të qeverisë me institucionin e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Qytetarët të cilët kanë votuar në dy mandatet e kaluara dhe kanë përkrahur ndonjërin nga subjektet ekzistuese të kohës duhet të pyesin veten, se çfarë u sollën ato gjatë këtyre tetë vjetëve ? Çfarë ndryshimi pozitiv ndodhi në sferat kompetencat e të cilat bien mbi Këshillin Kombëtar ? A kanë ndryshuar gjërat në arsim, në kulturë, në informim, në përdorim të barabartë të gjuhës dhe simboleve ? Për fat të keq, e vërteta është –JO. Andaj, ky është shkaku që qytetarët më mos t’i përkrahin ata që në mandatet e kaluara jo vetëm që nuk shënuan rezultate por edhe degraduan skajshmërisht institucionin duke na kthyer shumë më mbrapa.

Tash do të fokusohem në atë se, përse qytetarët duhet përkrahur Listën tonë zgjedhore.

E para se kemi plan konkret për t’i zgjidhur problemet në lëmitë që e përmenda më herët dhe, e dyta, sepse kemi kuadër profesional që janë ekspertë të secilës fushë.

Në tubimet që po i zhvillojmë këtyre ditëve në kuadër të fushatës, ne vetëm një gjë po u’a kërkojmë qytetarëve, rastin për një mandat qeverisës. Ne po u premtojmë dhe po u garantojmë atyre se nëse dështojmë gjatë qeverisjes herën tjetër nuk shkojmë në kërkim të votës. Thjesht, ne po lidhim një kontratë me qytetarin, ngase ne nuk jemi të papërgjegjshëm siç janë rivalët tanë politik.

Një segment tjetër i zgjedhjes së listës sonë fituese në datën e zgjedhjeve është se bërthamën tonë e përbëjnë të rinjtë dhe se kjo pjesë e popullatës është e motivuar si kurrë më parë për ndryshime. Vrulli i hovshëm i cili e kaploi Preshevën në zgjedhjet e fundit pa asnjë dyshim se do të vërshopjë edhe KKSH-në e më pas edhe nivelet e pushtetit lokal në Bujanoc e Medvegjë si dhe atë në nivelit parlamentar në nivelin qëndrorë.

Lexo programin e plotë këtu:

 

 

Grupi qytetarë Muharrem Salihu në garën për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration