Pajaziti: ''Kërkesa e Luginës për bashkim me Kosovën duhet të merret seriozisht''
Lokale

Pajaziti: ''Kërkesa e Luginës për bashkim me Kosovën duhet të merret seriozisht''

06.Aug.2018 07:51
0
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës , Zenun Pajaziti , thotë se ideja e bashkimit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën nuk është ide e ndonjë partie politike apo lideri në Kosovë.

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, Pajaziti ka thënë se kërkesa e Luginës për bashkim me Kosovës ka qenë ide e shqiptarëve që jetojnë atje madje, sipas tij, ata këtë ide e kanë jetësuar me një referendum më herët.

“Pra, buron nga e drejta legjitime e shqiptarëve atje dhe, si e tillë, duhet të merret shumë seriozisht”, është shprehur nënkryetari i PDK’së, Zenun Pajaziti.

Ai ka siguruar qytetarët e Kosovës se PDK’ja në çdo proces do të jetë kujdestare e ruajtjes së integritetit të vendit dhe të drejtave të shqiptarëve.

Pajaziti ka pohuar se shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës janë të privuar nga shumë të drejta dhe liri elementare.

Thaçi: Kosovës t'i kthehet Presheva, Bujanoci dhe Medvegja
Lulemëngjesi në poezinë shqipe: poetja amerikane Carrie Hooper
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration