Përfunduan operacionet ndërkombëtare ushtarake në bazën "Jug" të Bujanocit, Ballkani i rëndësishëm (video)
Lokale

Përfunduan operacionet ndërkombëtare ushtarake në bazën "Jug" të Bujanocit, Ballkani i rëndësishëm (video)

22.Jun.2018 11:59
0
Në ushtrimet ndërkombëtare "Ujku Platinum 2018" në bazën Jug të komunës së Bujanocit përfunduar ushtrimet e përbashkëta ushtarake të forcave ndërkombëtare me qëllim të forcimit të bashkëpunimin në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Serbisë e vendeve tjera.

Sipas njoftimit të ministrisë së mbrojtjes dhe ushtrisë serbe, ushtrimet kanë për qëllim të zhvillojnë operacionet ndër ushtarake, kuptimin e pjesëtarëve të ushtrive partnere në nivel të taktikave gjatë kryerjes së operacioneve për ruajtjen e paqes në rrethin ndërkombëtarë.

Ministri i mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin ka thënë se ushtria e shtetit është neutrale dhe kështu bashkëpunon edhe me perëndimin dhe lindjen, shkruan Titulli.com.

“Ushtria Serbisë në këtë mënyrë po tregon që është në gjendje të bashkëpunoj me ushtritë më të zhvilluara të botës, se është në gjendje të transmetoj përvojën e sajë, njëjt sikur që mund të marrë edhe përvojën e të tjera ushtrive. I jam falënderues të gjithë pjesëmarrësve të cilët janë sot këtu, në punën e tyre, entuziazmin si dhe dëshiroj të i falënderoj pjesëmarrësit e ushtrisë serbe të cilët kanë treguar që përvoja jonë si dhe stërvitjet janë në fazën më të lartë të botës” deklaroi Vulin.

Ngjarjen në bazën “Jug” e kanë ndjekur edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Kajl Skat si dhe ai i Mbretërisë së Madhe Denis Kif, raporton Titulli.com.

“ Baza Jug është edhe e ndërtuar për operacione ndërkombëtare. Bashkëpunimi me ushtrinë serbe është e thellë dhe kemi tre herë më shumë ushtrime të përbashkëta me ushtrinë se sa që ka Serbia me ndonjë partner tjetër” tha ambasadori Kajl Skot.

Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Denis Kif tha se ushtria britanike e ka mundësinë që për herë të dytë të marrë pjesë në ushtrimet Ujku Platinum.

“Për ne kjo është shumë e rëndësishme pasi që mundemi të zhvillojmë bashkëpunimin në këtë fushë, sikur që po e zhvillojmë në fushat tjera me Serbinë. Duam që të kemi në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor një rol të rëndësishëm dhe të ardhme. Shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdoj të zhvillohet”, u shpreh Kiff.

Në këtë operacion të ushtrimeve morën pjesë 500 oficerë , nënoficerë dhe ushtarë të forcave të armatosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Mbretëria e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Hungaria, Rumania, Mali i zi dhe Serbia, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë

Ushtrimet ndërkombëtare të ushtrive të shteteve pjesëmarrëse ka filluar me 11 Qershor në bazën ushtarake “Jug” të komunës së Bujanocit dhe kanë përfunduar më 22 Qershor./Titulli.com/

Avni Hafuzi nga Presheva dekorohet nga Shqipëria me titullin "Kalorës i Urdhrit të Flamurit Kombëtar"
Ambasadori amerikan Skat qëndroi në Këshillin Kombëtar Shqiptar në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration