Përfaqësuesi i OSBE-së Jiheara, erdhi në Preshevë (video)
Zavendësshefi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Serbi, Majkël Jiheara qëndroi në komunën e Preshevës dhe realizoi takime me përfaqësuesit komunal.Jiheara është shprehur se është i interesuar për stabilitetin e vendit dhe ndihmën që mund të ofrojë në zgjidhjen e problemeve, shkruan Titulli.com.
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani tha se bashkëpunimi me OSBE nuk ka munguar asnjëherë dhe paraqitën problemet që kanë qytetarët.
Sami Salihu, kryetar i kuvendit komunal të Preshevës tha pas takimit se ishte një takim miqësorë për të gjitha problemet dhe se ka informuar për themelimin e komisionit për siguri komunal./Titulli.com/