Opozita shqiptare kërkon mobilizim qytetar për rrëzimin e qeverisjes në Preshevë
Lokale

Opozita shqiptare kërkon mobilizim qytetar për rrëzimin e qeverisjes në Preshevë

14.May.2018 16:26
0
Përfaqësues të partive opozitare shqiptarë të komunës së Preshevës kanë mbajtur konferencë për media para objektit të këtij institucioni komunal.

Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare tha se komuna mbetet e mbyllur hermetikisht dhe se është dashur të avancohet në fushën e digjitalizimit dhe shërbime më të mira për qytetarin, shkruan Titulli.com.

“Në fushën e zhvillimit ekonomik kemi 0 investime në zonën industrial, arsimin fillorë, bujqësi në infrastrukturë. Përmes aleatëve happen shkolla mësimi për gjuhën gjermane edhe atë në tre qendra të cilët ndihmojnë shpërnguljen massive të rinjve tanë”, theksoi mes tjerash Mustafa.

Kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Ardita Sinani ka akuzuar Shqiprim Arifi se po nxit situata konfliktuoze me politika e tij qeverisëse.

“Këshilltarët dhe qytetarët janë të interesuar të dinë më shumë për planin investiv sepse ka kaluar kati gjysmë viti dhe ne nuk po shohim punë në terren. Kemi të bëjmë me një qeverisje të mos transparencës dhe territ informative”, deklaroi gjatë konferencës Sinani.

Skender Destani, kryetar I bashkimit Demokratik të Luginës dhe njëherit këshilltar në kuvendin komunal duke folur për gjendjen ftoi qytetarët që mos të lejojnë të denigrohet komuna e Preshevës.

Ai ftoi të gjithë që të mobilizohen që qeverisja e tanishme të rrëzohet sa më parë dhe të punohet për atë qëllim.

Opozitarët ngritën zërin edhe për shumë çështje tjera që sipas tyre janë shqetësuese për qytetarët e komunës së Preshevës./Titulli.com/

Vallet e Karadakut : Libër me shumë të mira dhe dy të meta, reagim nga Presheva
Përkujtohen dëshmorët e UÇPBM-së, zbulohet shtatorja për Shaban dhe Sami Ukshinin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration