Oda Ekonomike Leskoc hapë zyre në Bujanoc (foto)
Lokale

Oda Ekonomike Leskoc hapë zyre në Bujanoc (foto)

24.Apr.2014 14:51
0
Në godinën e shtëpisë së kulturës në Bujanoc sot është hapur zyra e Odës Ekonomike Regjionale të Leskocit (OERL) e cila do të jetë një zyre ndërlidhëse për bizneset e kësaj komune Në hapjen e zyrën morën pjesë përfaqësues nga OERL, administrata komunale dhe bizneset lokale. Goran Joviq, kryetar i Odës Ekonomike Regjionale të Leskocit, që përshinë Rrethin e Jabllanicës dhe Pçinjës, para hapjes së zyrës tha se me këtë veprim po shtrimë rrjetin e OERL-së që ka për qëllim ndihmën ndaj bizneseve lokale. “Jemi marr veshë me kryetarin Arifi që të fillojmë disa projekte të përbashkëta kështu që shpresojë se së bashku do të kontribuojmë në zhvillimin e këtij rajoni. Aktiviteti i parë pas hapjes së zyrës sigurisht do të jetë Panairi që do të organizohet nga 9 maji”, u shpreh Joviq. Oda ekonomike-Bujanoc-4 Sipas tij “qëllimi i gjithë këtyre aktiviteteve do të jetë plasimi i prodhimeve të këtushme në Kosovë dhe Metohi, Shqipëri, Maqedoni dhe anasjelltas”, raporton Titulli. Nga ana tjetër kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi theksoi se zyra do të ketë një rëndësi të veçantë për zhvillimin e bizneseve në këtë komunë. “Zyra ka për qëllim që të gjithë ata që merren me zhvillim ekonomik të kenë një bashkëpunim sepse ekonomia nuk njeh kufij, nuk ka barriera, kështu që ata të cilët punojnë për zhvillim ekonomik mendojnë për një të ardhme më të mirë të fëmijëve të vet, por edhe të rrethit”, u shpreh Arifi. “Sinqerisht shpresoj se me hapjen e kësaj zyre do të krijohet një urë lidhëse në mes të njerëzve dhe se kjo zyre do të mundësojë bashkëpunimin në rajon sidomos në mes të komunave por edhe shteteve”, theksoi drejtori gjeneral i fabrikës “Simpo”, Sllagjan Disiq. Zyra e OERL në Bujanoc do të ketë edhe përfaqësuesin e vet nga komuna e Bujanocit, Blerim Kamberi. Oda ekonomike-Bujanoc-3 Oda Ekonomike Regjionale me seli në Leskoc përfshinë komunat të cilat janë pjesë të Rrethi të Pçinjës dhe Jabllanicës, ku bëjnë pjesë edhe Bujanoci, Presheva, Medvegja, Vranje, Vlladicki Hani, Leskoci etj. Ky institucion i cili vepron që 45 vite, mbulon rajonin më të pazhvilluar në Serbi, në të cilën janë mbyllur shumë fabrika ndërsa shumë të tjera janë në pozitë të rëndë për mbijetesë. Vlen theksuar se komuna e Bujanocit deri më sot ka të nënshkruar tre memorandume bashkëpunimi me odat ekonomike në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, mirëpo nga koha e nënshkrimit e deri tani  të pakta janë rezultatet kur është në pyetje zhvillimi i sektorit privat, sidomos plasimit të mallrave nga Lugina në këto tregje të rajonit./Titulli.com/
Aksident në Bujanoc (foto)
Preshevë: Personat me invaliditetit vazhdojnë të diskriminohen
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration