Në Preshevë hapet zyra e parë e noterit (video)
Në Preshevë është hapur zyra e parë e noterit. Vërtetimi i dokumenteve deri tash është bërë pjesërisht në Administratën komunale dhe pjesërisht në gjykatë, e në mungesë të kësaj të fundit, preshevarët kanë udhëtuar rreth 80 km deri në Gjyqin e Qarkut në Vranjë.Bejzad Iljazi është noteri i vetëm shqiptar që tashmë ka hapur zyrën në Preshevë. Ndonëse ka një vit që e ka dhënë provimin profesional, për arsye të paqarta, qeveritarët e Beogradit e kanë prolonguar lejen për hapjen e kësaj zyre.
Tek noteri vërtetohen edhe deklaratat e qytetarëve të përpiluara nga avokatët.
Derisa ligji për noterin në Serbi ka hyrë në fuqi në vitin 2014, dhe zyrat e noterëve janë hapur në të gjitha qytetet e Serbisë, në Preshevë e Buajnoc noteri ka nisë funksionimin me tri vjet vonesë./rtklive/