Numërimi i shqiptarëve, ekspertët ndërkombëtar qëndrojnë në Bujanoc
Grupin e ekspertëve ndërkombëtar për vlerësimin e numrit të popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës, ka qëndruar të mërkurën në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc.
Gjatë takimit është shqyrtuar problemi i regjistrimit të popullsisë si dhe metodologjitë për vlerësimin e popullsisë në Luginën e Preshevës.
Këshillit Kombëtar Shqiptar është i angazhuar në ruajtjen, mbrojtjen dhe avancimin e drejtave kolektive të shqiptarëve, andaj sipas kryetari Musliu, vlerësimi i numrit të qytetarëve shqiptar është në interes të shqiptarëve që ky proces të jetë i drejt dhe dinjitozë në pasqyrimin e popullsisë shqiptare në këto treva.
“Ne jemi për një proces transparent që do të përfshijë të gjithë indikatorët e rëndësishëm në vlersimin e popullsisë e posaçërisht të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka thënë Musliu, thuhet në kumtesën e lëshuar nga KKSH.
Duhet theksuar se shqiptarët e Luginës e kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë në Republikën e Serbisë gjatë vitit 2011.
Ndërkaq, në opinioni e tretë të Komiteti Këshillëdhënës të Këshillit të Evropës mbi zbatimin e konventës kuadër, është nënvizuar që Republika e Serbisë të ketë qasje fleksibile në mbledhjen e të dhënave dhe vlerësimin e popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës.
Në grupin e ekspertëve ndërkombëtar që do të angazhohen për vlerësimin e numrit të përgjithshëm të shqiptarëve që jetojnë në këtë rajon, janë angazhuar ekspert nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe nga një Organizata për Siguri e Bashkimit Evropian./Titulli.com/