Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, formohet grupi parlamentar
Lokale

Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, formohet grupi parlamentar

01.Jul.2015 01:20
0
Kryetari i PVD-së, njëkohësisht deputeti popullorë Riza Halimi mori pjesë në takimin e parlamentarëve të Kosovës dhe Serbisë të mbajtur më 27 qershor në Prishtinë, të organizuar nga Këshilli për qeverisje inkluzive i SHBA i kryesuar nga Alex Grigorev dhe i përkrahur nga qeveria e Zvicrës.

Pas takimit të mbajtur në Beograd, kësaj rradhe, në kuadër të procesit të normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, u bisedua për tema krejtësisht konkrete.

“Në pjesën e parë të takimit, pas një debati gjithëpërfshirës, që u përqëndrua kësaj radhe shumë më tepër në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, u arrit marrëveshja për formimin e grupit parlamentarë të bashkëpunimit në mes të Kuvendeve të Kosovës dhe Serbisë. Natyrisht me këtë rast u potencua se ky bashkëpunim joformal i deputetëve të dy Kuvendeve në të ardhmen mund të ngritet edhe në nivel të bashkëpunimit të grupeve parlamentare të miqësisë që aktualisht Kuvendet e Serbisë dhe Kosovës i kanë me Kuvende të shteteve tjera të rajonit dhe të botës”, thuhet në kumtesën e Partisë për Veprim Demokratik.

Në pjesën e dytë të takimit u bisedua për zgjidhjen e problemit shumë të ndieshëm të njohjes reciproke të diplomave univerzitare.

“Gjatë diskutimit në këtë temë nga përfaqësuesja e BIRN – it u dha sqarimi se zyrja “SPARK” që ndërmjetësonte me Asociacionin e Universiteteve Evropiane, i cili është i autorizuar për lëshimin e certifikatit të domosdoshëm për procedurën e nostrifikimit, e ka ndërprerë punën sepse është përmbyllur projekti që e ka financuar qeveria e Holandës”, njofton kumtesa.

Me këtë rast deputetët e Kuvendeve të Serbisë dhe Kosovës morën obligime që zgjidhjen e këtij problemi ta iniciojnë në komisionet për arsimit të cilat së bashku me Ministritë e arsimit do të propozojnë qeverive dhe parlamenteve të Serbisë dhe Kosovës aprovimin e urdhëresave apo edhe ndryshimin e ligjeve përkatëse në mënyrë që të rregullohen modalitetet për procedura të shpejta që do të mundësojnë njohjen reciproke të diplomave univerzitare.

Në kuadër të zgjidhjes efikase të kësaj problematike është propozuar që të përdoret niveli më i lartë i njohjes së diplomave me anë të procedurës së ekuivalentimit, thuhet në fund të kumtesës së PVD-së. /Titulli.com/

Forca ushtarake me armatim të rëndë drejt bazës "Jug" në Bujanoc? (Video)
Momentet më të mira të Samir Ramizit me Wohlenin (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration