Nisin punimet e rrugës Nesalcë-Letovicë, projekt afro 90 mijë euro
Filluan punimet për zgjerimin e rrugës Nesalcë-Letovicë, projekt me vlerë prej 10 milion e 371 mijë dinarë, të financuar nga buxheti i komunës së Bujanocit.Kryetari i komunës Shaip Kamberi, deklaroi se rëndesia e zgjerimit të kësaj rruge është mjaft e madhe pasi që kjo rrugw ka qenë një arterie e rëndësishme e bashkimit të vendbanimeve të komunës së Bujanocit që nga Breznica e deri në Miratoc.
Ndërsa Enver Ramadani, nga departamenti për investime dhe zhvillim theksoi se kjo rrugë është e rëndësisë së veçantë dhe se ka qenë kërkesë e qytetarëve, shkruan Tituli.com.
Përfaqësues të komunës dhe bashkësive lokale të këtyre dy vendbanimeve morën pjesë në nisjen e këtyre punimeve që do të kryehen nga kompania “Saba Bellça” ndërsa pritet të përfundojnë brenda 30 ditëve./Titulli.com/