Nishani: Marrëveshjet Kosovë-Serbi janë të rëndësishme
Lokale

Nishani: Marrëveshjet Kosovë-Serbi janë të rëndësishme

07.Mar.2017 22:17
0
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nashani, i cili qëndroi për një vizitë zyrtare në Luginë të Preshevës, ka deklaruar se Shqipëria nuk do të ndërhyj e as nuk do të flasë në emër të institucioneve të Kosovës por do të mbështesin si shumë të rëndësishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

"Marrëveshjet e arritura janë shumë të rëndësishme dhe duhet të realizohen në tërësi. Shqipëria nuk ka asnjë ndjesi apo tendencë paternaliteti ndaj askujt dhe është e obliguar me kushtetutën e saj të ndjekë të drejtat dhe liritë e shqiptarëve kudo që jetojnë. Ne kemi një realitet të ri në Ballkan dhe duhet të punojmë të gjithë për stabilitetin dhe konsolidimin e këtij realiteti që kemi në Ballkan", ka thënë Presidenti Bujar Nishani para gazetarëve me të përfunduar takimet në komunën e Bujanocit.

I pyetur nga gazetari i Rtklive.com, në lidhje me investimet e mundshme të Shqipërisë në Luginën e Preshevës, Nishani ka thënë se ka garantuar drejturesit shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva e Medvegja se ai do të jetë një vokacion publik shumë i fortë për të ndjekur me kujdes realizimin e angazhimeve që kanë marrë dy qeveritë, ajo e Republikës së Serbisë dhe ajo e Shqipërisë në lidhje me zhvillimet infrastrukturore në Luginën e Preshevës.

Ndërkohë Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit ka thën se kanë dërguar projekte në Qeverinë e Shqipërisë konkrete për të cilat ai tha se janë në pritje të realizimit.

 

Autor: Alban Selimi

Nishani takoi Zoran Stankoviqin, aktivitete të përbashkëta në të ardhmen
Kjo ishte vizita historike e presidentit të Shqipërisë, në Luginë (VIDEO)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration