Nis "Karvani i Shkrimtarëve të Luginës" në Preshevë
Fillon "Karvani i Shkrimtarëve të Luginës" me orët letrare të organizuara në Shkollën e Mesme Teknike "Presheva" në Preshevë dhe në shkollën fillore "Selami Hallaçi " në Rahovicë dhe me këtë aktivtet u shënua "Flaka e Janarit" ."Flaka e Janarit" u shënua me një kumtesë nga prof. Avni Shaqiri, në nderim të të rënëve për liri të të gjitha kohërave, kumtesë që ngjalli kureshtje te nxënësit e drejtimit të mjekësisë.
Më pas u mbajtë orë letrare dedikuese nga poetët e pranishëm Bilall Maliqi, Nehat Ramizi, Rexhep Abazi, Alixhemal Salihu, Avni Shaqiri, Rrahman Hyseni, Ramize Halimi , Marigona Fejzullahu, Herolinda Salihu.
Drejtori i Shkollë së Mesme Teknike "Presheva" në Preshevë, Islam Isufi falënderoi poetët duke e çmuar lart punën e Shoqatës "Feniks" dhe shprehi gatishmëri që edhe në të ardhmen të bashkëpunojë.
"Karvani i Shkrimtarëve të Luginës" në shkollën fillore "Selami Hallaçi " në Rahovicë u mirëprit nga nxënësit e ciklit të ulët ndërsa poetët zgjodhën poezi për fëmijë, por edhe fëmijët recituan poezi të mësuara gjatë procesit edukativo-arsimor.
Përfaqësuesit e dy shkollave kanë shtruar edhe koktej rasti për poetët pjesëmarrës në "Karvanin e Shkrimtarëve të Luginës" në të cilin morën pjesë edhe tre mysafir nga Kosova: poeti Hajrush Redenica nga Gjilani, Lela Tahiri dhe Fata Uka nga Mitrovica./Titulli.com/