Komuna e Preshevës vazhdon afatin e legalizimeve deri më 31 Mars
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka mbajtur takim me kryetarët e bashkësive lokale me të cilët ka biseduar për legalizimin e objekteve pa leje.Arifi kërkoi një bashkëpunim proaktiv për legalizimin që është i rëndësishëm për gjithë banorët e komunës së Preshevës.
Kryeshefi i Drejtoratit për Urbanizëm në komunën e Preshevës, Urhan Shaipi është shprehur se qëlimi është që të identifikohet çdo objekt pa leje në mënyrë që pastaj të procedohen lëndët tjera përkatëse.
Ai tha se 31 Marsi është afati i fundit për legalizimin e objekteve pa leje sikur ato të banimit edhe ato ndihmëse.
“Komisionet në bashkëpunim me kryetarët e bashkësive lokale do të evidentojnë objektet në terren dhe do ti njoftojnë qytetartët për procedurat”, ka deklaruar Shaipi./Titulli.com/