Nga Presheva nisen 22 besimtarë për në Haxh (video)
Nga komuna e Preshevës janë nisur sot 22 besimtarë për të kryer Haxhin në Meke dhe Medine nën organizimin e Bashkësisë Islame në Preshevë.Udhëheqësi i haxhinjve për këtë vit nga Presheva, Lulzim ef. Hasani tha për RTV “Aldi” se kanë bërë të gjitha përgatitjet për udhëtimin e besimtarëve.
Fikret Limani nga Bashkësia Islame në Preshevë ka uruar që haxhilerët e rinjë të përjetojnë kënaqësitë e haxhit dhe të pranohen lutjet e tyre./Titulli.com/