Nga populli, në popull (Foto)
Lokale

Nga populli, në popull (Foto)

05.Jul.2015 18:08
0

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) me seli në Preshevë ka vazhduar sot me shpërndarjen e “Shportës së Ramazanit”, me moton “Nga populli, në popull”.

800 pako me artikuj ushqimorë dhe sanitarë, secila në vlerë prej 20 eurosh, do t’i ndahen familjeve në nevojë në komunat Preshevë dhe Bujanoc.

Aksioni është ndërmarrë dhe po zhvillohet në vendbanimet e Luginës, ndërsa aktivistët e kësaj organizate sot janë duke bërë shpërndarjen e pakove në fshatin Tërnoc, të Komunës së Bujanocit.

“Sot po bëjmë shpërndarjen e ‘Shportës së Ramazanit’ për familjet me kushte të vështira socio-ekonomike. Përfituesit e parë janë jetimët dhe më pas të gjitha kategoritë e rrezikuara”, i tha portalit informativ Titulli.com, Lejlan Sadiku, kryetar i QSA-së në Preshevë.

Shpërndarja e pakove do të vazhdojë edhe në vendbanimet tjera në Komunë të Bujanocit dhe paralelisht në atë të Preshevës.

“Shporta e Ramazanit” do të vazhdojë të ndahet edhe në Konçul, Turi, Osllarë, Malësi të Bujanocit e deri në Çarr.

Ky projekt që përkrahet nga bashkatdhetarët dhe organizatat ndërkombëtare do të përmbyllet brenda muajit të Ramazanit, kurse për festën e Fitër Barjamit do të ndahet pakoja e radhës e emëruar shporta e “Fitër Bajramit”. /Titulli.com/

Trashëgimia kulturore në Luginë të Preshevës, veçoritë, gjendja dhe perspektiva
Vuçiq nderohet në Preshevë: Na duhet ndihma e Evropës, të kthejmë besimin mes veti (foto&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration