Nexhat Agushi, përkthyes i vetëm gjyqësorë anglisht-shqip-serbisht për Preshevë dhe Bujanoc
Nexhat Agushi, i diplomuar në degën e gjuhës dhe letërsisë anglo-amerikane në Universitetin e Prishtinës është përkthyesi i vetëm shqiptarë i licencuar në Preshevë dhe Bujanoc.Ai punën e përkthyesit nga gjuha anglisht-shqip-serbisht dhe anasjelltas e bënë që nga viti 1990 dhe është një nga përkthyesit e të gjitha deklaratave politike që janë dërguar faktorit ndërkombëtarë për Luginën e Preshevës.
“Jam përkthyes që nga themelimi i partive politike (vitet e 1990) pothuajse i të gjitha deklaratave politike, promemorieve, letrave, shkresave të ndryshme dërguar faktorit ndërkombëtar rreth diskriminimit popullit autokton shqiptar në Luginë të Preshevës. Kam punuar punën e përkthyesit për Misionin Monitorues të Bashkimit Evropian, zyra në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në bazën ushtarake amerikane - Kampi Bondsteel në Kosovë”, ka thënë për Titulli.com, Nexhat Agushi.
Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë në Beograd, Nexhat Agushin e ka certifikuar në vitin 2008 edhe për përkthyes të përhershëm gjyqësor pranë Gjykatës së Qarkut në Vranjë si dhe Gjykatës Themelore në Preshevë dhe Bujanoc për gjuhë angleze-shqipe-serbe dhe anasjelltas.
Agushi gjatë bisedës për Titulli.com është shprehur se përkthen të gjitha dokumentet zyrare, certifikatën e lindjes, kurorës, shtetësisë, policisë, gjyqit, diplomat, certifikatat e notave, shtojcat apo suplementet e diplomave, plan-programet dhe dokumentet tjera të nevojshme për njohje të diplomave nga Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë apo nostrifikim të diplomave nga Universitetet në Serbi dhe dokumente tjera të nevojshme për aplikimi për visa dhe qëndrim në vendet perëndimore.
Profesionin e përkthyesit, Agushi theksoi se bënë me pasion dhe se inkurajon të rinjtë që mësojnë gjuhën të huaja sepse u japin mundësi të reja jetësore.
Nexhat Agushi, është edhe mësimdhënës i gjuhës angleze në shkollën e mesme teknike në Preshevë andaj të gjithë të interesuarit për përkthime të kontaktojnë në mob. +381 63 8463278; +381 62 9664218 dhe e-mail: nexhatagushi@yahoo.co.uk./Titulli.com/