Në Shkup u themelua Unioni Studentor i Luginës së Preshevës (foto)
Lokale

Në Shkup u themelua Unioni Studentor i Luginës së Preshevës (foto)

21.Feb.2014 15:22
0
uslpmTë enjten në ambientet e Qendrës Kulturore Informative në Shkup, u mbajt Mbledhja e Kuvendit Themelues të Unionit Studentor të Luginës së Preshevës në Maqedoni (USLPM). Ky Union, është një nismë e parë e këtij lloji e studentëve Luginës që studiojnë nëpër qendrat studimore në Maqedoni. Ky Union, do të veprojë si një organizatë joqeveritare e themeluar dhe regjistruar në Republikën e Maqedonisë. Me një synim për përfaqësim të denjë të studentëve si në institucionet qeveritare dhe jo qeveritare në Republikën e Maqedonisë si dhe institucionet lokale në Luginën e Preshevës, transmeton portali "Shenja".

uslpm-2

Të pranishëm në këtë event ishin të ftuar përfaqësues të insitiucioneve qeveritare dhe joqeveritare nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, rektorë, profesorë universitarë, studentë, dhe kuvendarë të USLPM-së. Në këtë rast, nismën e Unionit e përshëndetën Pro-Rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit në Shkup, Prof.Dr. Ismail Kocayusufoğlu, nga Universiteti Shtetërorë i Tetovës historiani Prof.Dr. Qani Nesimi dhe mysafiri nga Lugina e Preshevës Mr.Latif Mustafa.

uslpm-3

Kryesi e USLPM-së u zgjodh me vota të kuvendarëve për kryetarë studenti Skofiar Kamberi, dhe nënkryetarë studentët Arta Mustafa e Lundrim Mustafa. Duke bërë thirrje për kyçjen e studentëve në Union, kryetari i zgjedhur i USLPM-së u shpreh: "Me shpresën dhe insistimin për mbështetje si nga institucionet lokale nga Lugina po ashtu nga ato në Maqedoni, përkrahje dhe bashkëpunim nga organizata qeveritare si dhe duke bërë thirrje për kyçjen e studentëve tanë që t’i përgjigjen ftesës për të qenë anëtarë, pjesë e Unionit Studentorë, urojmë që t’a kryejmë detyrën tonë me sukses, gjithnjë në shërbim të studentëve Preshevarë, të realizojmë aspiratat iniciatore të këtij Unioni dhe të ofrojmë lehtësi, njëkohësisht duke shpresuar se këto plane do të gjejnë zbatim dhe realizim të frytshëm konform kërkesave dhe nevojave aktuale të studentëve."/Titulli.com/
Stankoviq takon ambasadorët: Nuk i kuptoj politikanët shqiptar që s'po marrin pjesë në zgjedhje
Lehtësira teknike për listat unike zgjedhore në Bujanoc e Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration