Në konkursin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, 954 aplikime për bursa studentore
Lokale

Në konkursin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, 954 aplikime për bursa studentore

25.Apr.2025 08:03
0

"Më 23 prill 2025, përfundoi afati i aplikimit për dy thirrjet e rëndësishme të shpallura nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, të financuara nga Fondi i Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Sipas kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi gjatë kësaj periudhe aplikuan gjithsej 954 aplikues, një tregues i qartë i nevojës për mbështetje dhe përkushtimit tonë për të qenë pranë të rinjve dhe familjeve shqiptare në Luginë.
 
Kjo është ndihmë e menjëhershme financiare për nxënësit pa ose vetëm një prind dhe bursa studentore për vitin akademik 2024/2025.
 
Në njoftim thuhet se nga java e ardhshme mblidhet komisioni i arsimit në Këshillin Kombëtar Shqiptar, për të vlerësuar secilin aplikacion në mënyrë transparente dhe profesionale.
 
 
 
Njerëzit me inteligjencë të ulët emocionale shpesh përdorin katër shprehje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration