Ndikimi i stresit në thinjen e flokëve
Anekdotat kanë lidhur përvoja stresuese me fenomenin e thinjave të flokëve.
Tani, për herë të parë, shkencëtarët e Universitetit të Harvardit, kanë zbuluar saktësisht se si zhvillohet procesi: stresi aktivizon nervat që janë pjesë e përgjigjes së luftës , të cilat shkaktojnë dëmtim të përhershëm të qelizave burimore që rigjenerojnë pigmentin në gjëndrat e flokëve. Stresi ndikon në trup dhe janë një hap përpara shkencëtaret drejt bllokimit të efekteve të tij negative.
Për shkak se stresi prek të gjithë trupin, studiuesit së pari duhej të gjenin se cili sistem i trupit ishte përgjegjës për lidhjen e stresit me flokët e thinjura .Studiuesit ,fillimisht gjetën se stresi shkakton një sulm imunitar në qelizat që prodhojnë pigment. Sidoqoftë, kur minjtë që kishin mungesë qelizash imune shaktuan thinja te flokëve, ata pastaj u drejtuan tek hormonit kortizol, shkruan indeksonline
Stresi gjithmonë ngrit nivelet e hormonit kortizol në trup, kështu që studiuesit menduan se kortizoli mund të ketë një rol. Por për çudi, kur kanë hequr gjëndrën mbiveshkore nga minjtë në mënyrë që ata të mos prodhojnë hormone të ngjashme me kortizolin , flokët e tyre përsëri u kthyen në të thinjura kur iu nënshtruan stresit.
Dëmtimi i përhershëm i tyre
Në folikulin e flokëve, qelizat e caktuara burimore veprojnë si rezervar i qelizave që prodhojnë pigment. Kur rigjenerohen flokët, disa nga qelizat burimore shndërrohen në qeliza që prodhojnë pigment që ngjyrosin flokët. “Kur filluan ta studiojmë këtë, prisnin që stresi të ishte i keq për trupin – por ndikimi i dëmshëm i stresit që zbuluan ishte përtej asaj që imagjinohej,” theksoi “ Hsu”. Pas vetëm disa ditësh, të gjitha qelizat burimore që rigjenerojnë pigmentin u humbën. Pasi u zhdukur, nuk mund të rigjeneronin më pigmentin. Dëmi është i përhershëm.