Ndahen pjesërisht vendimet për mjete stimuluese në bujqësi në Bujanoc
Lokale

Ndahen pjesërisht vendimet për mjete stimuluese në bujqësi në Bujanoc

07.Jul.2017 17:05
0
Në mënyrë solemne në shtëpinë e kulturës në Bujanoc janë ndarë disa vendimet për mjete stimuluese në bujqësi për vitin 2017 në territorin e komunës së Bujanocit.

Me këtë rastë, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi theksoi se interesimi i qytetarëve për subvencione në bujqësi tregoi se zhvillimi i komunës është i mundur përmes zhvillimit të bujqësisë, shkruan Titulli.com.

Në fazën e parë u ndanë 283 aktvendime ndërsa në fazën e dytë do të ndahen edhe pjesa tjetër e mbetur prej 157,  vlera e përgjithshme mjeteve është 23 milion dinarë të cilat nuk janë siguruar në tërësi.

Gjatë ditës së sotme për fazën e parë janë ndarë 283 Aktvendime ndërkaq  në fazën e dytë do të ndahen 157 aktvendime për mjetet stimuluese për 40 sera, 40 në fushën e bletarisë dhe fushat tjera të bujqësisë.

Në këtë konkurs ishin të paraqitura 451 kërkesa ndërsa mbështje stimuluese  do ti ndahen  440 ekonomive bujqësore dhe familjare./Titulli.com/

Papërgjegjshmëria e politikanëve shqiptarë të Luginës!
Mitroviq: Do të bashkëpunojë me Kamberin vetëm për ta larguar Musliun nga qeverisja lokale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration