Ndahen ndihma për refugjatët e Kosovës në Bujanoc
Lokale

Ndahen ndihma për refugjatët e Kosovës në Bujanoc

05.Dec.2012 17:52
0
[caption id="attachment_44590" align="aligncenter" width="560"] Qendra kolektive ''Salvatore'' Bujanoc[/caption] Banorët e qendrës kolektive “Salvatore” në Bujanoc sot kanë marrë pako me veshje dimërore. Me rastin e 5 dhjetorit , ditës Ndërkombëtare të volunterëve, pjesëmarrësit e YouthBuild programit kanë ndarë ndihma të cilat janë mbledhur gjatë një aksioni humanitar. Grupi multietnik prej 47 të rinjve që merr pjesë në programin e YouthBuild të cilën e realizon Iniciativa Qytetare (Gradjanska Iniciativa), ka filluar aksionin e grumbullimit të ndihmave humanitare për qendrën kolektive “Salvatore”, shkruan Jugpress. Së bashku me qendrën për të rinj (AWO) nga Bujanoci janë grumbulluar 48 pako me ndihma humanitare gjatë një jave aksion. Pakot janë ndarë në ditën ndërkombëtare të volunterizimit në mënyrë që të vetëdijësoj angazhimin e bashkësisë për të bërë mirë si dhe tërhequr vëmendjen rreth banorëve të qendrës kolektive në Bujanoc. Aksioni për mbledhjen ndihmave humanitare do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Pjesëmarrësit e gjeneratës së dytë të programit YouthBuild vazhdojnë me aksionet e tyre në bashkësitë lokale. Kjo organzatë, këtë vjeshtë ka filluar rekonstruimin e parkut të qytetit në Bujanoc, kurse vitin e kaluar me ndihmën e bashkësive kanë ndërtuar 11 shkallë për personat me aftësi të kufizuara dhe kanë ngjyrosur rrethojat e shkollave në Preshevë dhe Bujanoc./Titulli.com/
Presheva i “burgos” qentë, Bujanoci i lenë me shëtitë
Aparatin e kanë, por s’dinë ta përdorin !
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration