Nait Hasani: Shqiptarët në Luginë të diskriminuar, do të kërkojmë reciprocitet (Video)
Lokale

Nait Hasani: Shqiptarët në Luginë të diskriminuar, do të kërkojmë reciprocitet (Video)

10.Mar.2015 11:51
0
Përfaqësuesit e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, pranë Parlamentit të Kosovës , të kryesuar nga drejtuesi i tij, deputeti Nait Hasani, kanë vazhduar qëndrimin në Luginë, me vizitën e radhës tek kryetari i Komunës së Bujanocit dhe institucionet arsimore.

Deputeti nga Kuvendi i Kosovës, Nait Hasani, pas takimit që pati me kryetarin e Komunës Nagip Arifi, deklaroi se për herë të parë nga Kosova një delegacion shtetëror qëndron në Luginë të Preshevës.

Hasani theksoi se gjatë vizitave dhe takimeve që kanë realizuar kanë parë brengat dhe hallet e qytetarëve shqiptarë të këtij rajoni.

Ai ka folur edhe për tekstet mësimore me të cilat duhet të ndihmohen nxënësit shqiptar, ndërsa ka dënuar konfiskimin e librave nga policia serbe në Preshevë.

“Ne në Kuvendin e Kosovës do të ngritim këto çështje që t’u dalin në ndihmë. Së bashku me Shqipërinë do të bëjmë përpjekje që Abetaren dhe librat që ne u japim nxënësve falas nga klasa e parë deri në të nëntën ta bëjmë edhe me nxënësit filloristë të Luginës nga klasa e parë deri në të tetën”, tha deputeti dhe kryesuesi i Komisionit Parlamentar për Arsim, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, pranë Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani.

Ai nënvizoi se në Kuvendin e Kosovës deputetët do të ngrisin çështjen e reciprocitetit në raport me serbët që i kanë në Kosovë.

“Serbët në Kosovë kanë aq të drejta sa janë të diskriminum pozitivisht të cilët shqiptarët në Luginë të Preshevës i kanë të mohuara, edhe në aspektin e punësimit, administratës, në zhvillim dhe në çdo vend tjetër. Ndërsa, serbët atje janë të privilegjuar, kanë lidhjen e komunave, tash asociacionin e komunave dhe zhvillim”, theksoi Hasani, raporton portali informativ Titulli.com.

Deputeti nga Kosova tha se do të kërkojnë të gjitha të drejtat që i kanë serbët në Kosovë t’i kenë edhe shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Kurse, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, theksoi se këtë delegacion nga Kosova e kanë njoftuar me brengat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“E njoftuam deputetin për këto probleme, për situatën politike por edhe për zhvillimin ekonomik. Besoj se deputeti Hasani së bashku me delegacionin kanë pranuar kërkesat tona sa i përket ndihmës që duhet të na jep Kosova, sa  i përket çështjes së arsimit, por e falënderova gjithashtu për kontributin që ka bërë Kosova deri më tash për Luginën e Preshevës”, u shpreh Arifi.

Zyrtarët nga Kosova pas takimit vizituan edhe shkollën fillore “Muharrem Kadriu” paralelja e ndarë në Kolloni të Tërnocit, si dhe shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

Ky delegacion nga Komisioni Parlamentar me vizitën që do të bëjë në Medvegjë do të përmbyllë qëndrimin dyditor në Luginë të Preshevës, ku veç me drejtuesit e komunave në Preshevë dhe Bujanoc është takuar edhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, deputet nga Lugina dhe ka vizituar institucione arsimore. /Titulli.com/

Çezmat në Kosovë e burimet në Serbi
Bujanoci me kioska "tre në një" (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration