Nënshkruhet kontrata e rrugës Muhoc-Breznicë në vlerë afro 2 milion dinarë (VIDEO)
Kryeshefi i administratës komunale të komunës së Bujanocit, Fadil Haliti nënshkroi dy kontrata të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve ne vendbanimet e malësisë së Bujanocit.Kontrata e pare është asfaltimi i rrugës Muhoc-Breznicë projekt ky që kap vlerën e 1.948.716 dinarë ku do të asfaltohen rreth 4 kilometra rrugë e që do të realizohet në afat prej 20 ditësh nga kompania “Saba Belça”.
Kryeshefi i departamentit për investime dhe zhvillim në Komunën e Bujanocit, Enver Ramadani theksoi se ky projekt është i një rëndësie të veçantë për banorët e kësaj zone ngase do të shkurtohet rruga Muhoc-Breznicë dhe anasjelltas pa pasur nevojë të kalohet kufiri.
Sipas Ramadanit ky është njëri ndër premtimet të cilat Partia për Veprim Demokratik i bëri gjatë fushatës parazgjedhore banorëve të kësaj zone dhe tashmë po fillon realizmin i cili do të vazhdoj edhe vitin e ardhshëm.
Kontrata e dytë është ndërtimi i trafo-stacionit në fshatin Bilinicë të komunës së Bujanocit me vlerë prej 2.916.491 dinarë i cili do të realizohet në afat kohor prej 10 ditësh nga dita e fillimit të punës nga punëkryesi Jug-Elektro nga Vranja.
Enver Ramadani u shpreh se për këtë projekt është pritur të realizohet që nga viti 2015 mirëpo nuk është realizuar kurse shtrirja e rrjetit do të parashihet me buxhetin e vitit 2018./Titulli.com/